Home / Sport / Shkupi e Gostivari shkëlqejnë, Drita dështon

Shkupi e Gostivari shkëlqejnë, Drita dështon

“Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mi, edhe pse u vërejt mungesa e të lënduarve Amir Aliu dhe Toni Gjorgjevskit. Kam përshtypjen se ekipi është mirë i përgatitur dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e parë kundër KF Shkupi”, ka thënë trajneri Beqiri.

Skuadra e Gostivarit, anëtare e Ligës së Parë, ka vazhduar me sukses përballjet miqësore ose kontrolluese, për të përgatitur sa më mirë futbollistë për sfidat që i presin në këtë sezon , në garat elitare të futbollit vendor. Në fundjavë, skuadra e drejtuar nga trajneri boshnjak Amir Alagiq, ka treguar lojë cilësore, pasi në Kërçovë ka arritur që të mund anëtarin tjerët të Ligës së Parë, Napredokun me rezultat 3:0. Në këtë ndeshje ka shkëlqyer futbollisti shkupjan, Xhihan Seferi i cili ka shënuar dy gola për ekipin e tij dhe një gol ka qenë vepër e përforcimit të ri, boshnjakut Ekrem Hoxhiq.

Drita ndalet nga Skopje

Sfidë tjetër miqësore kanë zhvilluar edhe futbollistët e Dritës nga Bogovina, të cilët ishin mysafire e skuadrës shkupjane, “Skopje”. Në këtë përballje bogovinasit pësuan disfatë me rezultat 2:1 dhe golin e vetëm për Dritën e ka shënuar Valmir Jonuzi. Trajneri i bogovinasve, Jeton Beqiri është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, ndërsa si hendikep në këtë ndeshje e ka parë mungesën e dy futbollistëve të repartit të mbrojtjes, Aliu dhe Gjorgjevski. “Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mi, edhe pse u vërejt mungesa e të lënduarve Amir Aliu dhe Toni Gjorgjevskit. Kam përshtypjen se ekipi është mirë i përgatitur dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e parë kundër KF Shkupi”, ka thënë trajneri Beqiri. Drita do të vazhdojë me ndeshje kontrolluese, ndërsa ka caktuar përballjet e radhës, me ekipin Maxhari dhe Vrapçishtin.

Shkupi “demolon” Hajvalinë

KF Shkupi po tregon klasin e lartë në ndeshjet miqësore, të cilat është duke i zhvilluar në kuadër të përgatitjeve që është duke zhvilluar në Strugë. Shkupjanët të premten kanë luajtur me ekipin e Hajvalisë, skuadër që luan në Superligën e Kosovës dhe llogaritet një nga pretendentët për kreun e tabelës. Ekipi nga Çairi që këtë sezon është kthyer në Ligën e Dytë, ka shënuar një fitore të pastër, me rezultat 3:1, ndërsa në listën e golashënuesve u regjistruan Mentor Idrizi, Ertan Hasani dhe Ardian Nuhiu, i cili ka vazhduar edhe më tutje të stërvitet me klubin, duke pritur ende të definojë statusin e tij me skuadrën e Kastriotit. Të dielën KF Shkupit e zhvilloi përballjen e fundit miqësore në kuadër të përgatitjeve në Strugë, duke testuar forcat me skuadrën e Vrapçishtit, ekip që poashtu garon në Ligën e Dytë. Ekspedita e KF Shkupi, do të kthehet në selinë e vet gjatë ditës së martë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *