Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi fitoi Qendër për menaxhim të komunikacionit

Shkupi fitoi Qendër për menaxhim të komunikacionit

26 korrik-Ajo shtoi se vitin e kaluar statistikat flasin se në kryeqytet ka pasur 859 aksidente që është për 4 për qind më shumë nga viti paraprak në të cilat 22 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 134 kanë pasur lëndime të rënda trupore.

Shkupi fitoi menaxhim automatik të komunikacionit. Prej sot është lëshuar në punë provuese Qendra për menaxhim dhe kontroll të komunikacionit, i cili pritet të funksionojë në tërësi nga nëntori i këtij viti. Projekti kushton 2,6 milionë euro, mjete të siguruara nga Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim.

Në shënimin zyrtar të fillimit me punë të Qendrës morën pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

ideja është që qendra ta rregullojë komunikacionin në kryeqytet. Do të mbledhë rë dhëna për komunikacionin në kohë reale, do rë menaxhojë me sistemin e semaforëve, në mënyrë vizuale do ta mbikëqyrë komunikacionin, do t’u japë prioritet automjetet nga transporti publik urban.

“Prej sot do të fillojë të mblidhen të dhëna nga udhëkryqet në të cilat është instaluar pajisja. Secila ka kamerë, numërues të automjeteve dhe të gjitha udhëkryqet janë të lidhura mes vete dhe me Qendrën. Gjithsej duhet të instalohet pajisje në 90 udhëkryqe dhe pritet që kjo të ndodh deri në tetor të këtij viti”, deklaroi kryetari i Shkupit pas hapjes së Qendrës.

Ai potencoi se nga Qendra do të mund të menaxhohet me semaforët pavarësisht nga cili kah vijnë më shumë automjete, do të ketë mbikëqyrje vizuale të udhëkryqeve, do të mund t’u jepet prioritet automjeteve të transportit pubik, si dhe të mund të menaxhohet me semaforët gjatë lëvizjes së vip personaliteteve dhe delegacioneve.

“Në këtë mënyrë do të rritet qarkullimi i automjeteve në Shkup, lëvizje më e shpejtë e automjeteve të transportit publik, do të mbrohet mjedisi jetësor për shkak se do të ketë më pak ndalje dhe gjithsesi se do të jetë më sigurtë duke pasur parasysh atë që do të ketë veçmë menaxhim automatik me komunikacionin”, tha Trajanovski.

Ministrja Jankulloska theksoi se nevoja për një sistem të këtillë të mençur doli nga numri gjithnjë e më i madh i automjeteve në rrugë, frekuenca më e madhe dhe rëndësia për rregullim të komunikacionit që të sigurohet qarkullim më i shpejtë i automjeteve dhe rrugëve.

“Numri i aksidenteve në trafik rritet me numrin më të madh të pjesëmarrësve. Dhe kjo është arsye më shumë që në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale të përpiqemi të gjejmë zgjidhje të përbashkëta të cilat do të çojnë drejt qarkullimit më të shpejtë të automjeteve dhe udhëtarëve por edhe komunikacion më të sigurtë”, theksoi Jankulloska.

Ajo shtoi se vitin e kaluar statistikat flasin se në kryeqytet ka pasur 859 aksidente që është për 4 për qind më shumë nga viti paraprak në të cilat 22 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 134 kanë pasur lëndime të rënda trupore. Numri i personave me lëndime trupore është 1.142. Jankulloska konsideron se kjo vetëvetiu flet për madhësinë e problemit me të cilin ballafaqohemi dhe nevojën e reagimit adekuat nga ana e institucioneve.

Nga aspekti i MPB-së, theksoi, vendosja e këtij sistemi do të jetë i rëndësishëm në kushte kur ka komunikacion të rregulluar për shkak të lëvizjes së delegacioneve të larta që do të mund të bëhet në koordinim të plotë me Qytetin e Shkupit.

Funksionimi i sistemit, sipas Jankulloskës, e numëron Qytetin e Shkupit midis të rrallëve në rajon të cilët kanë sistem të këtillë të mençur për rregullim të komunikacionit.

Qendrën do ta menaxhojë NP “Rrugët dhe rrugica”. Të punësuarit do të jenë nga kjo ndërmarrje dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *