Home / Sport / Shkupi përforcohet, erdhi edhe Mumin Sallai

Shkupi përforcohet, erdhi edhe Mumin Sallai

Pas kthimit të futbollistëve Minas Osmani, Leonard Kallaba, Mentor Idrzi, Boban Xhangarovski, portieri Burhan Mustafa, tani me Shkupin është zyrtarizuar edhe kalimi Mumin Sallait.

Ka vazhduar rikthimi i futbollistëve me përvojë në KF Shkupi, pasi klubi tani më është zyrtarizuar që do të jetë pjesë e Ligës së Dytë, ndërsa padyshim se ambiciet e shkupjanëve nuk do të jenë vetëm sigurimi i ekzistencës në këtë ligë, por edhe kthimi në Ligën e Parë.

Pas kthimit të futbollistëve Minas Osmani, Leonard Kallaba, Mentor Idrzi, Boban Xhangarovski, portieri Burhan Mustafa, tani me Shkupin është zyrtarizuar edhe kalimi Mumin Sallait, i cili vite të tëra ishte pjesë e ekipeve të ndryshme të Ligës së Parë, ndërsa rrjedh pikërisht nga shkolla e futbollit të KF Shkupit (ish-Slloga Jugomagnat).

Të përkujtojmë se Mumin Sallai ka luajtur me ekipin e Shkëndijës në sezonin 2012/13, kur u shpall kampione, pastaj ishte pjesë e KF Drita në Ligën e parë, ndërsa së fundi ishte pjesë e ekipit të Rrufeja nga Miletina. Sallai do të përforcojë mesfushën e shkupjanëve dhe pritet të jetë ndihmë e skuadrës për të arritur të kthehet në mesin e skuadrave më të mira në vend.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *