Home / Sport / Shkupi ‘pesëshe’ për Tiranën U-19

Shkupi ‘pesëshe’ për Tiranën U-19

Futbollistët e rinjë të skuadrës së Tiranës, janë mundur me rezultat të lartë 5:1 në miqësoren me KF Shkupin, e zhvilluar të hënën në stadiumin e qytetit në Strugë.

Futbollistët e rinjë të skuadrës së Tiranës, janë mundur me rezultat të lartë 5:1 në miqësoren me KF Shkupin, e zhvilluar të hënën në stadiumin e qytetit në Strugë. Anëtari i ri i Ligës së Dytë të futbollit të Maqedonisë, KF Shkupi (Korzo), ka sjellë paraqitje bindëse, duke dominuar kundërshtarin e ri në çdo aspekt të lojës së futbollit. Trajneri i Shkupit, Visar Ganiu, duke ditur se përballë ka kundërshtar të ri, ekipin e Tiranës U-19, ndeshjen e filloi me formacion të kombinuar, ku dominonin futbollistë të rrinjë. Si pasojë pjesa e parë ka qenë e baraspeshuar dhe në pushim është shkuar me rrjeta të paprekura. Në fillim të pjesës së dytë, Ganiu në lojë inkuadron ekipin e tij bazë, me futbollistë me përvojë, të cilët menjëherë kanë bërë diferencën në teren. Dominimi i shkupjanëve solli pesë gola në rrjetën e Tiranës, me nga dy gola të Ardian Nuhiut dhe Ertan Hasan, ndërsa një gol realizoi Eroll Ibishi. Tirana golin e nderit e shënoi në fund të ndeshjes, duke fiksuar rezultatin final, Shkup 5, Tirana U-19 1. Skuadra e Shkupit do të vazhdojë përgatitjet në Strugë, ndërsa të mërkurën do të zhvillojnë një tjetër ndeshje kontrolluese, kur do të përballen me një tjetër anëtar të Ligës së Dytë, KF Zajazin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *