Home / Lajme / Maqedoni / Shkupi prej sot me Akua Park

Shkupi prej sot me Akua Park

Shkup, 21 Korrik – Qytetarët e Shkupit prej sot do të mund të freskohen, argëtohen dhe çlodhen në Akaua parkun e parë në kryeqytet.

Hapja zyrtare e akua parkut, i cili është në përbërjen e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” është në orën 13:30.

Ditëve të kaluara është kryer testimi i pajisjeve me të cilën disponon Akua parku, i vendosur në anën veriore të qendrës sportive, menjëherë pas hotelit “Aleksandar Pallas”.

Gurthemelin e Akua parkut të qytetit e vendosën kryeministri Nikolla Gruevski dhe drejtori i QS “Boris Trajkovski” më 6 janar të këtij viti. Bëhet fjalë për projekt me vlerë prej 4,2 milionë eurosh, pjesë nga Programi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në sipërfaqe prej 12.000 metra katrorë janë ndërtuar 10 topoganë, pishinë për fëmijë, pishinë me valë, lum i qetë, ndërtesë administrative me restorant, tre kafe bare, tualete, dhomë për zhveshje dhe ndihma e parë. Nën objekt ka salla mekanike të standardizuara dhe sistem modern për filtrimin e ujit.

Kryerës të punëve ndërtimore janë Polin nga Turqia, kompani e cila ka realizuar mbi 2.000 akua parqe në mbarë botën, si dhe Zhikol nga Strumica dhe Elektrounion nga Shkupi.
Në atraksionin e ri veror në Shkup do të punojnë 35 shpëtues. Krahas 34 shpëtuesve të licencuar të cilët e përfunduan trajnimin, një do të merret nga Matka. Akua parku do të mundësoj edhe 40 vende të reja pune, për persona të cilët do të angazhohen në objektet hotilerike, tre kafe baret dhe një restorant. Do të ketë edhe hapësirë për dhënien e ndihmë së shpejtë .

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *