Home / Lajme / Maqedoni / SHSHA: Pse asnjëherë nuk bëhen publike të dhënat statistikore në Maqedoni

SHSHA: Pse asnjëherë nuk bëhen publike të dhënat statistikore në Maqedoni

Sipas kësaj organizate, ka ardhur koha që çështjet aktuale politike, ekonomike dhe të vijave tjera të aktiviteteve të institucioneve shtetërore në Maqedoni,populli shqiptar duhet të participojë të drejtën e vet legjitime dhe të flasë pa mbulojën e perdes politike të “ligjeve” të koalicioneve “kështu ka thanë shteti”.

Është e vërtetë se institucioni i Entit Shtetëror të Statistikave(ESHS)në Shkup ka qenë i mbyllur për opinion dhe asnjëherë nuk i pati bërë publike të dhënat relevante të indexit përkitazi me ecuritë ekonomike,të politikës së investimeve,të planit të buxhetit,të ekonomive familjare dhe të resurseve tjera zhvillimore në këtë vend.

Këtë reagim e shprehë Shoqata Shqiptaro – Amerikane me qendër në Çikago duke kritikuar udhëheqjen dhe qasjen e saj lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në këtë institucion të ndjeshëm.

“Dhe përsëri e lë në dilemë qasjen tonë se a ka vërtetë shqiptarë të punësuar në këtë institucion shtetërorë me bagazh profesional (ekonomistë, jurist dhe inxhinierë të informatikës dhe të përpunimit të të dhënave nga fushat gjegjëse të statistikave. Dihet se ndër vite në këtë institucion shtetëror nuk pati të punësuar asnjë shqiptar dhe të dhënat statistikore mbetën në drynin e kohës politike,që ato më shumë janë kalkuluar për manipulimet e mundshme për çështjen e popullit shqiptar karshi me opinionin ndërkombëtar”, thekson SHSHA, duke nënvizuar manipulimet që po bëhen në favor të politikave të Nikolla Gruevskit.

Prandaj për të parë me sy realitetin në këtë institucion do ishte mirë që edhe deputet shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë të kërkojnë që të dhënat statistikore për vitet 2000-2013 të bëhen publike me të gjitha të dhënat e indeksit paraprak dhe ato të bëhen pjesë e debateve publike me tonet sa më demokratike dhe kombëtare, apelon SHSHA.

Sipas kësaj organizate, ka ardhur koha që çështjet aktuale politike, ekonomike dhe të vijave tjera të aktiviteteve të institucioneve shtetërore në Maqedoni,populli shqiptar duhet të participojë të drejtën e vet legjitime dhe të flasë pa mbulojën e perdes politike të “ligjeve” të koalicioneve “kështu ka thanë shteti”.

“Krejt në këtë rrafsh politik përgjegjësinë historike dhe kombëtare e mbajnë të gjitha subjektet politike shqiptare në Maqedoni që nuk po flasin më zëshëm para dyerve të institucioneve relevante shtetërore aty ku i ka sjell koha dhe vota e verdiktit të popullit”, thuhet në fund të këtij debati të SHSHA-së në Çikago. (S. Karaçica/INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *