Home / Lajme / Maqedoni / Shteti do t’u ndajë bursa pas universitarëve në Universitetin Frenkilin nga Ohajo (VIDEO)

Shteti do t’u ndajë bursa pas universitarëve në Universitetin Frenkilin nga Ohajo (VIDEO)

Shkup, 17 Korrik – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski informon se konkursi për marrjen e bursës do të shpallet nesër. Për vitin akademik 2013/2014 do të të ndahen 15 bursa prej të cilave pesë janë të tërësishme në shumë prej 5.000 eurosh, ndërsa 10 në vlerë prej 50 për qind nga shpenzimet e taksës shkollore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’u ndaj bursa studentëve për ciklin e dytë të studimeve akademike nga sfera e shkencave shoqërore nga sfera e biznes administratës (MBA studime) në Universitetin Franklin nga Ohjao. Mësimi do të realizohet në gjuhën angleze, nga ana e profesorëve me renome në këtë Universitet amerikan në hapësirat e Fakultetit Ekonomik në Prilep.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski informon se konkursi për marrjen e bursës do të shpallet nesër. Për vitin akademik 2013/2014 do të të ndahen 15 bursa prej të cilave pesë janë të tërësishme në shumë prej 5.000 eurosh, ndërsa 10 në vlerë prej 50 për qind nga shpenzimet e taksës shkollore.

“Studimet janë organizuar dhe do të realizohen nga ana e Universitetit Franklin në Ohajo, i cili nga viti 2010 si institucion i huaj i arsimit të lartë ka miratim për ushtrimin e veprimtarisë së arsimit të lartë në territorin e Maqedonisë” tha Ristovski në konferencën e sotme për shtyp.

Shtoi se në këto studime mund të regjistrohen studentë të cilët kanë përfunduar studimet akademike në ciklin e parë në fushat përkatëse shkencore prej tre gjegjësisht katër viteve, me sukses të arritur prej më pak se 8.50.

Përzgjedhja e kandidatëve do të kryeht në bazë të suksesit të arritur nga cikli i parë i studimeve të kandidatit. Nëse kanë mesatare të barbabartë përparësi do t’u jepet atyre kandidatëve të cilët njohin më shumë gjuhë të huaja.

Pas përfundimit të studimeve, kandidatët marrin diplomë amerikane. (Master of business administrasion) nga Universiteti Franklin.

Kjo është hera e dytë që shteti u ndan bursa studentëve të këtij Universiteti. Për herë të parë në vitin akademik 2011/2012 u ndanë pesë bursa. Në këtë vit akademik janë regjistruar gjithsej 11 studentë të cilët, siç informoi Dimevski, në gusht duhet të diplomojnë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *