Home / Lajme / Maqedoni / Shteti financon ndërtim të tregjeve për bagëti nëpër komuna

Shteti financon ndërtim të tregjeve për bagëti nëpër komuna

17 korrik-
“I mbështesim projektet për zhvillim të komunave, ndërsa në Krivogashtan është njëri prej tregjeve më të mëdha për bagëti në këtë rajon. Shpresoj se pas të gjitha aktiviteteve administrative, në vjeshtë komuna do të fillojë me ndërtimin e tregut”, tha zëvendësministri.

Shteti financon tërësisht ndërtim të tregjeve moderne për bagëti. Për këtë qëllim çdo komunë mund të marrë nga 20 milionë denarë, tha sot zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Zoran Konjanovski pas takimit me kryetarin e komunës së Krivogashtanit, Toni Zatkoski.

Konjanovski është informuar deri ku është projekti për ndërtimin e tregut të ri të bagëtive në Krivogashtan, që do të realizohet sipas të gjitha standardeve evropiane.

“I mbështesim projektet për zhvillim të komunave, ndërsa në Krivogashtan është njëri prej tregjeve më të mëdha për bagëti në këtë rajon. Shpresoj se pas të gjitha aktiviteteve administrative, në vjeshtë komuna do të fillojë me ndërtimin e tregut”, tha zëvendësministri.

Duke u përqendruar në subvencionet për qumështin dhe për çdo dele, Konjanovski përkujtoi se Maqedonia siguron mbështetje më të madhe për blegtorët në lidhje me vendet e tjera evropiane.

Komuna Krivogashtan e ka përgatitur projektin për treg të ri të bagëtive me vlerë prej 20 milionë denarë dhe e ka parashtruar në Agjencinë për mbështetje financiare dhe zhvillim rural

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *