Home / Lajme / Maqedoni / Shtrenjtohe karburantët

Shtrenjtohe karburantët

Me vendimin kryhet edhe rritje e çmimeve të derivateve të naftës të rafinuara dhe me pakicë mesatarisht për 5,41 gjegjësisht për 4,11 për qind.

Karburantet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 2,5 deri tre denarë, ndërsa çmimi i derivateve dizel rritet për tre denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (RRKE).
Me vendimin kryhet edhe rritje e çmimeve të derivateve të naftës të rafinuara dhe me pakicë mesatarisht për 5,41 gjegjësisht për 4,11 për qind.

Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-95 rritet për 2,5 denarë dhe do të arrijë 81 denarë për litër. EUROSUPER BS-98 , EURODISEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) shtrenjtohen për 3 denarë për litër. Çmimi i ri i EUROSPUER BS-98 është 83 denarë, EURODISEL (D-E V) 70, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 59 denarë për litër.
Për 1,458 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS i cili tani shitet për 41,883 denarë për kilogram.

Si arsye për shtrenjtimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE-ja e theksojnë çmimin më të larë për 4,05 për qind të naftës së papërpunuar në tregjet botërore në 14 dittë e fundit dhe kursin më të lartë për 1,48 të dollarit në krahasim me denarin.(KOHA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *