Home / Sport / Silva ëndërron Barçën, PSG ia mësyn Hernanesit

Silva ëndërron Barçën, PSG ia mësyn Hernanesit

Edhe pse PSG nuk e ka ndërmend ta shes, Thiago Silva ia ka bërë me sy ekipit të Barcelonës, e cila ka shfaqur interesim ta transferoj gjatë kësaj vere në ‘Camp Nou’.

Mbrojtësi brazilian, ka thënë se është ëndërr e çdo lojtari të luaj në ekipin katalunas.

“Të gjithë lojtarët ëndërrojnë të luajnë për Barcelonën. Ajo ka qenë gjithmonë dëshira ime për të luajtur për një klub të madh në Evropë. Megjithatë, unë jam i lumtur në PSG në situatën e tanishme. Unë e kam thënë agjenti tim të mos përcjellë ndonjë lajmë nëse nuk ka diçka konkrete”, ka thënë Silva për Globo Esporte.

Ndërkohës, sipas Gazzetta dello Sportm skuadra e PSG-së i ka bërë ofertë Lazios për Hernanesin. Francezët kanë ofruar për mesfushorin brazilianin 21 milion euro, derisa ekipi romak ka kërkuar 30.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *