Home / Sport / Skënderbeu bën histori në Champions, kalon turin e dytë në një ndeshje epike me Neftçi

Skënderbeu bën histori në Champions, kalon turin e dytë në një ndeshje epike me Neftçi

Ekipi i Skënderbeut të Korçës realizoi mbrëmë një fitore të madhe në turin e dytë të Champions League, duke Skënderbeu e Neftçi u përballën dje në ndeshjen e kthimit në kuadër të turit të dytë të Ligës së Kampioneve, takim i zhvilluar mbrëmë në stadiumin e Korçës.

Loja ishte e barabartë për të dyja skuadrat dhe 90-minutëshi nuk prodhoi gol e për pasojë me rezultat të barabartë 0-0, u luaj t si detyrim koha shtesë për të përcaktuar skuadrën që do të shkonte në turin e tretë paraeliminator të Champions. Në minutat e fundit të shtesës, Orelesi mposht kundërshtarët me një gjuajtje të saktë nga jashtë zonës, duke i dhënë fitoren ekipit korçar dhe kualifikimin e mëtejshëm në turin e tretë të Champions League. Një sukses që nuk e ka arritur më parë asnjë skuadër tjetër shqiptare, pasi të gjitha janë ndalur në turin e dytë.

Pjesa e parë
Skënderbeu, i mbështetur fuqishëm nga tifozët e tij, luajti me entuziazëm gjatë pjesës së parë, duke u mbrojtur me kujdes dhe duke tentuar të gjejë medoemos golin e fitores. Por nuk ishte e lehtë, pasi skuadra mike nga Azerbajxhani nuk lëshoi hapësira dhe ishte e kujdesshme në lojën e saj. Në tërësi takimi në këtë fraksion të parë të lojës ishte i ekuilibruar. Skënderbeu dominoi sidomos në minutat e para, kur Shkëmbi, Sefa dhe Arapi ishin protagonistët kryesorë. Dy të parët në ndërtimin e aksioneve sulmuese, ndërsa Arapi u ndëshkua dhe me karton të verdhë për shkak të ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të gabuara. Si përfundim, nga 25 minuta dominim në fillim, Skënderbeu pati një mundësi të artë të shënonte në minutën e 17-të, por asnjëri nga sulmuesit e skuadrës korçare nuk mundi të shtynte topin në rrjetë. Lojtari më i rrezikshëm i skuadrës së Neftçit ishte Uobej, i cili ishte dhe paniku i vetëm i mbrojtjes korçare. Ai ish te një rrezik konstant për mbrojtjen korçare dhe për portierin O Orges Shehi. Por në këtë pjesë të parë në tërësi mbrojtja e mbuloi mirë sulmuesin e skuadrës azerbajxhanase. Vetë Shehi bëri dy pritje të shkëlqyera në pjesën e parë. Por në fund të saj vetëm barazim 0-0.

Pjesa e dytë
Në 45-minutat e dyta Skënderbeu ishte akoma më i kujdesshëm dhe një nga lojtarët që bëri diferencë në minutat e para, Jetmir Sefa, u dëmtua 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe Josa u detyrua të bënte ndryshime në formacion. Neftçi ishte dukshëm më këmbëngulës në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe pati më shumë raste e bëri më shumë gjuajtje në portë, por pa ndonjë rrezikshmëri të lartë. Në dy momente situatën zgjidhi portieri Shehi me daljet e tij nga rreziku që paraqisnin goditjet nga këndi për miqtë. Shehi lëshon një silurë të fortë me të majtën nga jashtë zonës në minutën e 86-të dhe u duk se Skënderbeu u gjallërua për të fituar ndeshjen, por portieri mik e nxjerr topin në korne. Në minutën e dytë shtesë, një krosim i gjatë i Shkëmbit nxjerr zbuluar Pejiçin, por pengohet në pjesën e jashtme të zonës. Gjyqtari akordon karton të kuq për Mitreskin. Shkëmbi gjuan bukur me të majtën nga goditja e dënimit dhe portieri mik grushton me vështirësi. Aty pranë njëri nga lojtarët korçarë nuk arrin të devijojë me kokë topin në rrjetë, duke e çuar mbi traversë. Rasti më ideal i ndeshjes që nuk u shfrytëzua si duhet. Më pas loja e rregullt mbyllet 0-0 dhe ekipet u detyruan të luajnë kohën shtesë prej 30 minutash. Shtesa u dominua tërësisht nga Skënderbeu, që pati me dhjetëra raste shënimi, duke goditur disa herë dhe shtyllën. Por goli i fitores do të vinte në minutën e 116-të, ku talenti Morina jep një asist në hyrje të zonës për Orelesin dhe ky i fundit me një gjuajtje të shkëlqyer me të majtën e përcjell topin në rrjetë, duke i dhënë fitoren skuadrës korçare. Një fitore që i jep Skënderbeu një sukses të madh, duke e kaluar atë në turin e tretë të Ligës së Kampioneve.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *