Home / Sport / Sky, Lacio bllokon Berishën

Sky, Lacio bllokon Berishën

Lacio e Igli Tares është e vendosur dëshiron me çdo kusht Etrit Berishën. Portieri i Kalmarit në kampionatin suedez, titullari portës së kombëtares shqiptare është emri që qarkullon prej kohësh në ambjentin bardhekaltër.

Kolonisë së shqiptarëve me Canën dhe me Strakoshën mu t’ju bashkëngjitet edhe Berisha që pas paraqitjeve të shkëlqyera te skuadra e Kalmar dhe në Kombëtare mund të jetë një mur i vlefshëm për Lacion që shumë shpejtë mund të shesë edhe Bizarrin që dëshiron të largohet.
Ideja për tu transferuar në një klub të rëndësishëm si ai bardhekaltër, në një kampionat me nivel si ai italian, ngacmon shumë mendjen e portierit që është gati të bëj hapin cilësor përpara. Me skuadrën e Petkovic të impenjuar në tre kompeticione më pas, mundësitë për portierin shqiptar nuk do të mungonin aspak. Kievo, Fiorentina dhe Monako e Ranierit kanë hedhur sytë drejt tij, por Lacio ka hedhur hapin deçiziv.
Sipas asaj që shkruan Sky Sport klubi lacial i presidentit Lotito ka bllokuar portierin shqiptar, tratativa mendohet se është pranë përfundimit por pritet që Berisha të marrë pashaportën komunitare. Shoqëria romane aktualisht nuk mund të federojë një lojtar ekstrakomunitar sic është portieri Shqipërisë, por situata shumë shpejt pritet të ndryshojë: Berisha ka aplikuar për të marrë pashaportën suedeze, duke parë që luan nga viti 2008 te Kalmar FF, dhe në ditët në vazhdim pritet ta sigurojë.
Me këtë lëvizje Igli Tare bën një lëvizje të zgjuar duke e përforcuar ekipin me një portier shtatlart që me pak kosto mund të mbërrijë në Romë. Në takimin e fundit Berisha realizoi një gol nga pika e bardh për skuadrën e tij.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *