Home / Lajme / Maqedoni / Sofistikohen metodat për të marrë dësmhpërblim nga aksidentet (VIDEO)

Sofistikohen metodat për të marrë dësmhpërblim nga aksidentet (VIDEO)

18 Korrik – “Pas aksidentetit nuk kam pasur kohë që të merem me dëmshpërblime sepse kisha në spital pjesëtarë të familjes. Mu afruan dy persona të cilët kërkuan që unë të inicoj procedurë ëpr marrje të parave për tarumat e shkaktuara në aksident. Kam refuzuar dhe kam shkuar në spital. Por edhe aty mu afruan të njejtit të cilët kërkonin me ngulm që të inicojmë procedurë. Madje edhe më janë kërcënuar por fatmirësisht ka pasur shumë njerëz në atë moment dhe janë larguar ata persona”, tregon tetovari.

Dyshohet se një zinxhir ne mes të kompanive të sigurimeve, mjekëve por edhe të institucioneve tjera, përfiton nga aksidentet e qytetarëve. Një qytetar i Tetovës, flet se si dy persona të panjohur i afrohen atij pas aksidentit dhe i thonë që të inicojë procedurë për të marrë dëmshpërblim nga traumat e pësuara në aksident që kishte ndodhur në rrugën Tetovë-Gostivar.

“Pas aksidentetit nuk kam pasur kohë që të merem me dëmshpërblime sepse kisha në spital pjesëtarë të familjes. Mu afruan dy persona të cilët kërkuan që unë të inicoj procedurë ëpr marrje të parave për tarumat e shkaktuara në aksident. Kam refuzuar dhe kam shkuar në spital. Por edhe aty mu afruan të njejtit të cilët kërkonin me ngulm që të inicojmë procedurë. Madje edhe më janë kërcënuar por fatmirësisht ka pasur shumë njerëz në atë moment dhe janë larguar ata persona”, tregon tetovari. Ai nuk kishte pranuar ofertën e tyre por një pjesë tjetër edhe pranojnë këtë ofertë të tyre të cilët kërkojnë përqindje për të nxjerrë paratë nga kompanitë e sigurimeve. Tetovari, shprehet se pasi që bëhet fjalë për më shumë persona tek të cilët ka dyshime, ky lloj trukimi i aksidenteve mund të jetë edhe një rrjet i organizuar mirë.

Ndërkohë, pasi që policia u ka rënë në gjurmë këtyre personave tashmë kanë ndryshuar format e veprimit të këtyre personave. Ata shkojnë dhe kërkojnë raporte mjekësore, ndonjëherë edhe i falsifikojnë se kanë pësuar trauma për çka këkrojnë dëmshpërblime të majme. Nga ana tjetër nga kompanitë e sigurimeve mohojnë katergorikisht se persona të punësuar tek ata bëjnë këso veprime. Ata thonë se tashmë janë më syhapur në këtë sferë pasi që viteve të kaluara ishin bërë shumë mallverzime me aksidentet.Përmes kesaj rruge tanimë zinxhiri i mashtrrimeve është sofistikuar pasi që në të kaluarën improvizoheshin aksidente të pa ndodhura për të marrë dëmshpërblime. Ndërkaq, bëhet e ditur se 50 persona janë në hetime në Gjykatën Themelore të Tetovës dhe të Gostivarit nën dyshimin se kanë kurdisur aksidente trafiku. Këto janë shifrat të cilët i ka bërë të ditur Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Brenda tre viteve të kalaura në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit nga ana e SPB-së së Tetovës janë procesuar rreth 50 raste në Gjykatën e Tetovës ku dyshohet se kanë finguar aksidente.Shefik Bajrami është kryeshefi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, sektor ky që mbulon rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Ai na bën më dije se këto raste të dyshimta nuk ka të involvuar pjesëtarë të policisë por shumica e tyre janë qytetarë të cilët dëshirojnë të përfitojnë materialisht pa ndodhur aksidenti.
“Në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë gjatë tre viteve të kaluara si raste të dyshimta të aksidenteve fiktive janë trajtuar rreth 50 raste. Lënda ka kaluar në Gjykatën e Tetovës ose të Gostivarit dhe pritet epilogu i tyre. Zakonisht në këto raste janë të përfshirë palë të cilët dëshirojnë të abuzojnë me ligjet dhe përfitojnë materialisht”, tha kryeshefi Bajrami

Sipas tij, pjesë e këtyre 50 rasteve të dyshimta janë pjesëmarrës të komunikacionit por nuk ka të përfshirë edhe polic.

“Sipas hetimeve të bëra deri më tash nuk ka ndonjë pjesëtarë të policisë nga SPB-ja e Tetovës të përfshirë në këto aksidente të rejshme. Duke patur parasysh se gjatë viteve të kaluara janë arrestuar shumë persona, dyshimet tona janë se kemi të bëjmë me rrjet të organizuar por këtë duhet ta vërtetojnë gjykatat përkatëse”, tha numri një i policisë së Tetovës.

Ndërkaq, afër 15 milionë euro kompanitë e sigurimeve brenda vitit 2011 kanë paguar për dëmet e bëra nga aksidentet e trafikut, kurse sipas raporteve zyrtare në 15.302 aksidente janë kompensuar dëmet materiale e shkaktuara. Ky është një biznes që ka forma “legale” pasi që bëhen raporte, merren dokumente dhe në fund arrijnë të kenë profit të madh në kurriz të kompanive të sigurimit dhe vetë shtetit. Në bazë të dyshimeve të hedhura kohë më parë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, ka njoftuar se ka arrestuar 17 policë të involvuar në këtë krim. “Gjykata Themelore në Shkup iu ka shqiptuar masën e paraburgimit 33 personave, duke përfshirë këtu edhe disa pjesëtarë të policisë. Ata akuzoheshin për organizim dhe inskenim të aksidenteve të trafikut, me qëllim të dëmtimit të kompanive të sigurimit. Gjatë operacionit me emër të koduar “Pastruesi”, Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka arrestuar 57 persona, në mesin e të cilëve edhe 17 pjesëtarë të policisë. Ata dyshohet të jenë të përfshirë në mënyrë të organizuar në inskenimin e aksidenteve të paqena të trafikut, të cilët organizoheshin me qëllim që të përfitimit material nga sigurimet në kompanitë e sigurimeve, në formë të zhdëmtimit. Në këtë mënyrë, ky grup arriti që për disa vite kanë të organizonte aksidente të rrejshme, qëllimi kryesor i të cilave ishte tërheqja e parave nga kompanitë e sigurimeve. Policia ishte vënë në ndjekje të këtyre rasteve që nga muaji gusht i vitit 2007”, thotë Ivo Kotevski zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Kompanitë e sigurimeve edhe pse nuk flasin publikisht megjithatë pohojnë se pas aksionit të parë të Policisë, janë më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për dhënien e dëmshpërblimeve gjatë aksidenteve.

Urim HASIPI-Gazetar në Televizionin Koha-Tetovë

(Ky hulumtim është mbështetur nga Rrjeti I gazetarisë Hulumtuese SCOOP-Maqedoni)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *