Home / Lajme / Maqedoni / Sofra e ramazanit edhe në Tetovë (VIDEO)

Sofra e ramazanit edhe në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 16 Korrik – Një iniciativë qytetare ka organizuar një iftar për nevojtarët e Tetovës dhe rrethinës.

Iftari është shtruar në parkun e xhamisë së larme, në një tendë ku kanë qenë rreth 50 nevijtarë për të cilët është shtruar iftar. Nga evinimentet e Ramazanit këtë vit risi është edhe “Sofra e Ramazanit”, një iniciativë qytetare, e cila për herë të parë po realizohet në një vend publik në qytetin e Tetovës, siç është parku i xhamisë së Larme në qytetin tonë.Përgjegjësi i projektit Visar Xhaferin, pas falenderimit që i bëri organeve kompetente për dhënien e dritës jeshile për realizimin e këtij projekti siç janë myftinia, xhamie e Pashës dhe komuna e Tetovës ai shtoj se këto lloj projekte me iftare veç po bëhen me vite të tëra në shumë qytete shqiptare siç janë Tirana, Prishtina, Prizreni, Shkupi kurse këtë vit e nis edhe Tetova me dëshirë që kjo të bëhet një projekt – traditë e çdo vjetshme në qytetin tonë në muajin e Ramazanit.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *