Home / Lajme / Maqedoni / Sot afati i dytë i regjistrimeve në shkollat e mesme

Sot afati i dytë i regjistrimeve në shkollat e mesme

1 korrik-Numri më i madh i nxënësve ka mundësi për regjistrim në shkollat profesionale 14.890 mijë vende, ndërsa në gjimnaze 5.611 vende. Në afatin e parë të regjistrimit janë regjistruar 13.137 nxënës. Këtë vit arsimin fillor kanë përfunduar 22.900 nxënës, ndërsa Ministria ka shpallur konkursin për 34.971 vende të lira.

Në shkollat e mesme të Maqedonisë sot dhe nesër do të jetë afati i dytë i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2013/2014.

Sipas Ministrisë së Arsimit, pas afatit të parë, tashmë ka vende të lira për 20.523 nxënës.

Nga kjo shifër 13.177 janë për mësimin në gjuhën maqedonase, 6.480 për mësim në gjuhën shqipe, 804 në gjuhën maqedonas, 33 në gjuhën serbe dhe 29 vende për përsëritës. Numri më i madh i nxënësve ka mundësi për regjistrim në shkollat profesionale 14.890 mijë vende, ndërsa në gjimnaze 5.611 vende. Në afatin e parë të regjistrimit janë regjistruar 13.137 nxënës. Këtë vit arsimin fillor kanë përfunduar 22.900 nxënës, ndërsa Ministria ka shpallur konkursin për 34.971 vende të lira.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *