Home / Sport / Superkupa e Spanjës luhet me 21 dhe 28 gusht

Superkupa e Spanjës luhet me 21 dhe 28 gusht

Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që takimi për Superkupën e vendit mes Atletiko Madrid dhe Barcelonës të luhet me datat 21 dhe 28 Gusht në orën 23:00, duke parashikuar një natë të bardhë futbolli për tifozët e të dyja skuadrave por dhe dashamirësit e e këtij sporti në mbarë boten.

Në një moment kur skuadrat përgatiten për sezonin e ri futbollistik, Superkupa e Spanjes do të mbajë zgjuar futbollin iberik. Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur që takimi për Superkupën e vendit mes Atletiko Madrid dhe Barcelonës të luhet me datat 21 dhe 28 Gusht në orën 23:00, duke parashikuar një natë të bardhë futbolli për tifozët e të dyja skuadrave por dhe dashamirësit e e këtij sporti në mbarë boten.
Kjo nuk është hera e parë që Superkupa e Spanjës luhet në një orar kaq të vonë, pasi në orën 23:00 është zhvilluar dhe ajo e vitit 2011. Arsyeja e këtij vendimi nga ana e Federatës Spanjolle të Futbollit është se në të dyja këto data do të luhen takimet e fazës së play off-it të Champions League dhe UEFA për çështje që kanë të bëjnë me të drejtat televizive nuk dëshiron që në orarin e sfidave të kompeticionit Europian të luhen ndeshje të tjera.
Përballja mes këtyre dy ekipeve do të jetë e vecantë për ish sulmuesin katalanas, David Vija, i cili do të rikthehet shumë shpejt për të luajtur “Camp Nou” vetëm se kësaj radhe si si kundërshtar i skuadres Balugrana. Sulmuesi iberik, i cili shihet në kryeqytetin spanjoll si pasardhësi i Radamel Falcaos pritet që të ndihmojë skuadren e tij në fitimin e trofeut të parë sezonal, pikërisht nga ish klubi i tij që e la të largohet për shifren e 5 milion eurove.
Finalja e Superkupes së Spanjes pritet të jetë një takim i veçante edhe për blerjen më të madhe të skuadres së Barcelones, brazilianin Neymar. Ky i fundit pritet të bëjë edhe debutimin e parë me fanellen Blaugrana në një ndeshje zyrtare që luhet edhe për trofeun e parë sezonal.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *