Home / Sport / Superkupa i takon Vardarit

Superkupa i takon Vardarit

Kampioni aktual Vardari, ka fituar Super kupën e Maqedonisë, pasi të dielën në stadiumin “Filipi i Dytë” me rezultatin minimal 1:0 e mundi Teteksin.

Këto dy skuadra këtë verë luajtën në eliminatoret për kupat evropiane, megjithatë me lojën që e treguan në këtë ndeshje ishin shum larg nga ai futbolli I cili luhet në kontinentin e vjetër. Golin e vlefshëm për të fituar SuperKupën e shënoi Filip Petrov edhe atë në minutën e 53-të. Aq sa ishte lojë e dobët, atmosfera ishte edhe më e zymtë në tribuna, ku nuk dëgjoheshte zëri i fansave të njërës apo skuadrës tjetër. “Vojvodët” bojkotojnë skuadrën e tyre pasi ditëve të fundit po flitet se Teteksi, nga Tetova do transferohet në Shkup, ndërsa to të Vardarit të njohur si “Komitët” nuk kishin ardhur fare duke protestuar ndaj drejtuesve të “kuq e zinjve”. E tërë ajo që ndodhi në këtë ndeshje të Super kupës, vetëm edhe një herë vërtetoi se sa i dobët është futbolli vendor dhe pse në tribuna nuk ka fansa të vërtetë të futbollit.

Alsat-M

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *