Home / Lajme / Maqedoni / Taksistët ilegal të pajisjen me licenca pune

Taksistët ilegal të pajisjen me licenca pune

Të gjithë ata të cilët janë të interesuar që të ushtrojnë veprimtarinë e transportuesit të udhëtarëve, duhet të kenë veprimtari të regjistruar, veturë me bagazh prej 350 litra, vërtetim prej stacionit për kontroll teknik dhe shofer të paraqitur në bazë të numrit të veturave.

Departamenti i Komunikacionit i Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me Policinë e komunikacionit kanë ndërmarrë aksion kundër transportuesve-taksistëve të cilët e kryejnë këtë veprimtari në mënyrë ilegale.

Taksistëve ilegal fillimisht nuk do tu shqiptohet dënim, por do të këshillohen dhe njoftohen që të nisin procedurën për marrjen e licencës për taksi.

“Me këtë aksion dëshirojmë që të gjithë taksisteve të ju dërgojmë mesazh që të nxjerrin dokumentacionin për kryerjen e këtij lloj transporti, në të kundërtën ligji parasheh që në rast se transportuesi që nuk i respekton rregullat e ligjit për transport, për gjashtë i merren veturat, ndërsa për transportuesit që nuk posedojnë aspak dokumentacion do tu merren veturat përgjithmonë. Apelojmë të të gjithë transportuesit që në afat prej dhjetë ditëve të furnizohen me dokumentacionin e nevojshëm, në të kundërtën Inspektorati i Komunikacionit do të merr masa në pajtim me ligjin në fuqi”, thotë në apelin e tij, përgjegjësi i Departamentit të Komunikacionit, Jemtir Aliu.

Të gjithë ata të cilët janë të interesuar që të ushtrojnë veprimtarinë e transportuesit të udhëtarëve, duhet të kenë veprimtari të regjistruar, veturë me bagazh prej 350 litra, vërtetim prej stacionit për kontroll teknik dhe shofer të paraqitur në bazë të numrit të veturave.

Aktualisht, në Gostivar 76 kompani me 130 vetura e kryejnë veprimtarinë e transportit të udhëtarëve në mënyrë legale. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *