Home / Lajme / Maqedoni / Të gjithë kundër zgjedhjeve të parakohshme

Të gjithë kundër zgjedhjeve të parakohshme

“Nuk jemi të interesuar për zgjedhje të parakohshme dhe për të qenë pjesë e qeverisë. Jemi të interesuar për të kontribuar në procesin evrointegrues”, deklaroi Thaçi, duke shtuar se në çdo rast partia e tyre është e gatshme për ballafaqim në zgjedhje.

Në Maqedoni po zhvillohen debate për zgjedhje të parakohshme, mirëpo deri tani partitë theksojnë se janë kundër tyre.

Partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI lidhur me zërat për zgjedhje të parakohshme vlerësojnë se nuk duhet të mbahen ato.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi dje se partia e tij dhe partnerët e koalicionit nuk janë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“VMRO-DPMNE-ja nuk është për zgjedhje të parakohshme edhe pse sipas disponimit politik në vend ato do të ishin të favorshme për partinë, por megjithatë mbetet si mundësi për t’u realizuar nëse janë të detyruar me ndonjë moment të ri”, deklaroi Gruevski, duke shtuar se nuk mund të parashikojë se a do të ketë një moment të tillë për zgjedhje të parakohshme.

Edhe BDI thekson se nuk është koha për zgjedhje, por koha për të zgjidhur kontestin e emrit dhe zhbllokimin e proceseve evrointegruese.

“Tani nuk është koha për zgjedhje, koha është që të zgjidhet çështja e emrit. Zgjedhjet eventuale do ta defokusonin angazhimin për emrin, ndërkohë që tani është moment për zgjidhje, dhe kjo duhet të jetë prioritet. Ne si parti nuk presim ndryshim të rezultatit, andaj edhe nuk e sheh të arsyeshme që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare as në vitin 2014”, theksoi zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani

Ndërkohë, kundër zgjedhjeve është shprehur edhe partia më e madhe opozitare shqiptare PDSH. Kryetari i saj, Menduh Thaçi javën e kaluar qartësoi pozicionin e partisë së tij kundër zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk jemi të interesuar për zgjedhje të parakohshme dhe për të qenë pjesë e qeverisë. Jemi të interesuar për të kontribuar në procesin evrointegrues”, deklaroi Thaçi, duke shtuar se në çdo rast partia e tyre është e gatshme për ballafaqim në zgjedhje.

Opozita maqedonase shprehë mëdyshje për ndonjë skenarë të partive në pushtet për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Lideri i partisë më të madhe opozitare LSDM, Zoran Zaev theksoi se partia e tyre është e përgaditur për zgjedhje të parakohshme, por vetëm nëse në kodin zgjedhor përfshihen rekomandimet e OSBE dhe ODIHR.

“Nuk ka shanse as edhe në aspektin teorik që zgjedhjet e parakohshme të mbahen në shtator, për shkak se ka kaluar afati ligjor për shpalljen e tyre. Por, në rast maxhoranca vendos që të mbahen ato, ne jemi të përgatitur si parti politike për të marrë pjesë në këto zgjedhje”, deklaroi Zaev. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *