Home / Lajme / Maqedoni / Të mbrohen prodhimet vendore

Të mbrohen prodhimet vendore

3 korrik-Mbi projektin në fjalë, në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit u mbajt edhe konferencë me praninë edhe të drejtuesve të pushtetit lokal, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe disa organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Në suaza të projektit mbi regjistrimin e markës tregtare, për promovimin dhe mbrojtjen e produkteve vendore, të financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, tashmë dy regjione nga Maqedonia dhe Shqipëria kanë iniciuar draftet ligjore për mbrojtjen e disa prej prodhimeve vendase që paraqesin edhe tiparet dhe veçoritë për territoret e tyre gjeografike. Projekti realizohet në partneritet mes Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm “Alka” nga Shkupi dhe Institutit për Demokraci dhe ndërmjetësim nga Tirana.

Nga Maqedonia, është duke u punuar në etablimin e kashkavallit dhe gjizës së bardhë të dhenve nga regjioni malor i Bistrës, kurse nga Shqipëria etablimi i jufkave dhe mollës dibrane me specifikat dhe karakteristikat e tyre.

Mbi projektin në fjalë, në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit u mbajt edhe konferencë me praninë edhe të drejtuesve të pushtetit lokal, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe disa organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili në cilësinë e ish ministrit të Vetëqeverisjes Lokale porositi drejtuesit e sektorit civil të përfitojnë nga mundësia e thithjes së IPA fondeve të Bashkimit Evropian për të iniciuar dhe realizuar projekte të ndryshmet të cilat do të kishin prioritet zhvillimin shoqërorë në të gjitha nivelet. Në rolin e kryetari të Komunës, Bejta u garantoi mbështetje institucionale për realizimin e projekteve të tilla. (INA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *