Home / Sport / Të mërkurën ‘Ecolog’ hyn në Shkëndijë

Të mërkurën ‘Ecolog’ hyn në Shkëndijë

Duket se puna e grupit hetues të ‘Ecologut’ është mbyllur dhe përgjigja e shumëpritur do të kumtohet të mërkurën. Kjo pritet të jetë dita kur ‘Ecolog’ zyrtarisht do të marë në kompetencat e saj Shkëndijën, ndërsa më pas priten hapa konkret për krijimin e një Shkëndije të fuqishme.

Vujatja e Shkëndijës dhe çdo tifozi të saj pritet të marë fund së shpejti, pasi jo-zyrtarisht mësohet se të mërkurën kjo skuadër do të bëhet pjesë e ‘familjes’ së suksesshme në suaza ndërkombëtare ‘Ecolog’. Edhe pse ende nuk ka ndonjë komunikatë zyrtare, nga burime të afërta me kompaninë dhe klubin tetovar, mësohet se gjërat do të zyrtarizohen shumë shpejtë. Duket se kanë dhënë rezultat, aktivitetet e pandalura të grupit të tifozëve ‘Ballistët’, që me insistimin e tyre arrin të bindin biznesmenin e njohur tetovar, z. Lazim Destani, që të inkuadrohet në skuadrën e Shkëndijës si sponsor gjeneral. Nëse kjo ndodh dhe pritet të ndodh, atëherë Maqedonia le të përgatitet për të parë ekipin më të fuqishëm që ndonjëherë ka egzistuar në këto troje. Duke u bazuar në mënyrën e funksionimit të kompanisë ‘Ecolog’, mund të paramendohet se kjo përvojë do të bartet edhe në ekipin ‘kuqezi’, sibol i shqiptarëve të Maqedonisë dhe më gjerë. Kujtojmë se Shkëndija tani më një kohë të gjatë është duke u munduar me probleme të shumta finansiare dhe organizative, ndërsa si pasojë klubi ka mbetur thuajse pa futbollistët më kryesor. Pas dorhëeqjes së kryesisë së përkohshme, ekipi thuajse mbeti pa njeri dhe pa kryesi, ndërsa nga ai moment në skenë u shfaqën ‘Ballistët’. Së pari arritën që të bindin drejtuesit e ‘Ecolog’-ut që të paguajnë kuotizimin për pjesëmarje në Ligën e Parë, ndërsa edhe përkundër faktit se kjo kompani bëri me dije se nuk ka në filozofinë e saj kyçjen direkte në sport, ‘Ballistët’ arrijnë t’i çojnë të mendojnë ndryshe. Fundjavën e shkuar nga ‘Ecolog’ doli komunikatë për media, ku u tha se pas insistimit të madh të tifozerisë dhe qytetarëve tetovarë, është formuar grup pune që do të shqyrtojë mundësinë e hyrjes në Shkëndijë. Duket se puna e këtij grupi hetues të ‘Ecologut’ është mbyllur dhe përgjigja e shumëpritur do të kumtohet të mërkurën. Kjo pritet të jetë dita kur ‘Ecolog’ zyrtarisht do të marë në kompetencat e saj Shkëndijën, ndërsa më pas priten hapa konkret për krijimin e një Shkëndije të fuqishme, forca e së cilës ka filluar të tremb çdo rival, tani më ende pa u zyrtarizuar hyrja e z. Destanit në ekipin tetovar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *