Home / Lajme / Maqedoni / Të punësuar në sektorin privat ankohen në korrupsion në ndërtimtari dhe tregti

Të punësuar në sektorin privat ankohen në korrupsion në ndërtimtari dhe tregti

2 korrik-“Sipas hulumtimit si formë më e shpeshtë e korrupsionit ose sjelljes joetike shfrytëzohen lidhjet politike ose të biznesit për marrjen e tenderëve shtetërorë ose biznesit nga ana e shtetit”, deklaroi Nikolla Spasov nga Rejtingu para mbajtjes së debatit publik për rezultatet nga hulumtimi për atë se si qytetarët shohin në korrupsionin në sektorin privat dhe analizën kualitative për masat parandaluese.

Të punësuarit në sektorin privat në Maqedoni më së shpeshti ankohen në korrupsion në sferën e ndërtimtarisë dhe në tregti, tregoi hulumtimi i zbatuar nga agjencia Rejting në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe Komisionin shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK).

“Sipas hulumtimit si formë më e shpeshtë e korrupsionit ose sjelljes joetike shfrytëzohen lidhjet politike ose të biznesit për marrjen e tenderëve shtetërorë ose biznesit nga ana e shtetit”, deklaroi Nikolla Spasov nga Rejtingu para mbajtjes së debatit publik për rezultatet nga hulumtimi për atë se si qytetarët shohin në korrupsionin në sektorin privat dhe analizën kualitative për masat parandaluese.

Pjesa më e madhe nga të anketuarit në pyetjen “nëse është rritur apo zvogëluar korrupsioni”, janë përgjigjur se relativisht ngadalë po ndryshohen punët në këtë sferë.

Kryetari i Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit (KSHPK) Gjorgji Sllamkov deklaroi rezultatet nga këto analiza paraqesin masaë shtesë për përkrahje të aktiviteteve të konfirmuara në pjesën e sektorit privat të Programit shtetëror për parandalim dhe represion të korrupsionit dhe përplasjes së interesave 2011-2015, si dhe mundësisë që të definohen aktivitetet e ardhshme për pengimin e korrupsionit në këtë sferë.

Shefi i Sektorit për dimension njerëzor në misionin e OSBE-së në Shkup, Markus Rolofs tha se OSBE-ja shikon në korrupsionin si diçka që e rrezikon stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin.

“Për këtë shkak, në bashkëpunim me Komisionin shtetëror për pengimin e korrupsionit, u përqëndruam në masat për zgjidhjen e këtij problemi në sferat e zgjedhura, me qëllim që të kontribuohet për politikë më efikase anti korrupsion në vend”, shtoi Rolofs.

Hulumtimi i Rejtingut, OSBE-së dhe KSHPK-së u zbatua nga 15 deri 19 maj të këtij viti te të punësuar në sektorin privat, me ç’rast janë përfshirë edhe pronarë dhe menaxherë në pozita udhëheqëse, respektivisht në gjithsej 800 të anketuar në nivel të Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *