Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarit i vidhen targat e veturës në Greqi (VIDEO)

Tetovarit i vidhen targat e veturës në Greqi (VIDEO)

30 Korrik – Nga numri i tërësishëm i rasteve, 22 janë denoncuar në policinë greke, por deri tani MPB-ja e Maqedonisë ende nuk ka marrë kurrfarë informata nga kolegët grekë për rastet. Tetëmbëdhjetë qytetarë të Maqedonisë të cilët kanë paraqitur grabitje ose dëmtim janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët nga vendet tjera në Maqedonië.

Pesë raste të dëmtimit dhe tre vjedhje të targave të automjeteve nga Maqedonia në pushimoret greke janë regjistruar gjatë dy ditëve të fundit, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.”Në njërin rast në vendin Furka, automjet i tipit “shkoda fabia” pronësi e R.T. nga Shkupi, është dëmtuar me gërvishtje, me ç’rast në anën e majtë të automjetit në gjuhën greke është shkruar parulla “Maqedonia është greke”, ndërsa në rastin e dytë në pushimoren greke Perfkohori automjeti “honda akord” i S.J. nga fshati Vasilevë është dëmtuar, me siguri me acid.

Në Hanioti janë vjedhur dy targat të automjetit të markës “opel” të D.P. nga Tetova. Shtetasit e Maqedonisë në policinë greke kanë denoncuar vjedhje të targave edhe në vendet turistike Jerisos të automjetetit të tipit “ford fiesta” dhe në Amuljani të automjetit të tipit “BMË”.

“Me këto raste të saporegjistruara, në periudhën e kaluar nga ana e policisë tonë kufitare janë evidentuar 30 marrje, përkatësisht grabitje të targave, në të cilat në shumicën ose në 23 raste janë grabitur të dy targat. Edhe më tej lidhur me vjedhjet udhëheq vendi turistik Hanioti, ku deri tani janë evidentuar 13 grabitje dhe në Nea Pori (5). Numri i automjeteve të dëmtuara tani u rrit në gjashtë”, qëndron në kumtesë.

Nga numri i tërësishëm i rasteve, 22 janë denoncuar në policinë greke, por deri tani MPB-ja e Maqedonisë ende nuk ka marrë kurrfarë informata nga kolegët grekë për rastet. Tetëmbëdhjetë qytetarë të Maqedonisë të cilët kanë paraqitur grabitje ose dëmtim janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët nga vendet tjera në Maqedonië.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *