Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Arestohen 51 emigrant nga shqipria (VIDEO)

Tetovë: Arestohen 51 emigrant nga shqipria (VIDEO)

Tetovë, 25 Korrik – Sot në orët e para ditës sektori për punë të mbrendëshme në Tetovë ka marr një aksion ku si cak i kontrollit kanë qenë shtetasit e huajë të cilët nuk janë ta paraqitur dhe punojnë pa leje qëndrimi në rajonin e Pollogut.

Gjatë kontrollit të kryer në disa lokacione janë gjetur dhe janë evidentuar rreth 51 emigrantë nga Shqipëria, ku 32 janë gjetur në Tetovë dhe 19 në rajonin e Gostivarit, ku pjesa më e madhe kanë qenë nga rajonet afër kufirit të Maqedonisë si Kuksi, Librazhdi, Peshkopia dhe vende të tjera. Pjesa më e madhe e tyre ka qenë nga mosha 17 deri në 57 vjeç të cilët kanë poseduar dokumentacion indetifikimi dhe pasaporta por nuk kanë qenë të paraqitur si të punësuar në Maqedoni dhe kanë punuar në të zezë punë në ndërtimtari dhe punë bujqësore.
Ata kanë qëndruar dhe banuar në objekte në ndërtime sipër apo në objekte ndihmëse, ku për punën e kryer janë paguar në bazë të mëditjes ditore. Shtetasit shqiptarë janë mbajtur në polici për procedura të mëtutjeshme për zbardhjen e plotë të këtij rasti, ku do të merren masa në bazë të ligjit për shtetasit të huja dhe do të kthehen në vendin e tyre amë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *