Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Zyra për korupcion në Tetovë pranoi 90 parashtresa (VIDEO)

Tetovë: Zyra për korupcion në Tetovë pranoi 90 parashtresa (VIDEO)

Tetovë, 10 Korrik – Gjatë puntorisë në Tetovë, kryetarja e Transparency International Sllagjana Taseva, theksoi se gjatë vitit të kaluar janë pranuar 424 parashtresa nga ana e qyterarëve, prej të cilëve 145 janë procesuar dhe është formuar lëndë.

Që nga hapja e qendrës për këshilla dhe ndihmë juridike të Transparency International në Tetovë, mbi 90 qytetarë kanë kërkuar ndihmë. Pjesa dërmuese e qytetarëve në këtë zyrë janë ankuar me sektorë të ndryshëm dhe pothuajse të gjithë sektorët që punojnë me qytetarë kanë pasur ankesa nga ana e tetovarëve. Kështu u shpreh kryetarja e Transparency International Sllagjana Taseva, gjatë puntorisë në Tetovë me temë qytetarët në luftë kundër korupsionit. Ajo tha se rezultatet e qendrës për ndihmë juridike të Transparency International në Tetovë janë shumë të mira që nga hapja e saj para një viti. Taseva theksoi se është kaluar periudha kur qytetrarët njiheshin me punën e kësaj qendre dhe është thyer frika që qytetarët të mos paraqesin rastet e korupcionit. “Shifrat ku ka më shumë se 90 parashtresa nga ana e qytetarëve të Tetovë tregojnë se kemi rezultate të mira. Janë disa lloje të parashtresave,disa raste kanë të bëjnë me administratën publike, në disa raste me mosnjohje të procedurave, në disa raste palëve tjera u jepet përparësi. Në këto raste institucionet pranojnë komunikim me ne si zyrë dhe tentojmë të arrijmë një zgjidhje e cila do të jetë në favor të qytetarit.Bëhet fjalë për shumë sektore, shumica e qytetarëve më shpesh ankohen me realizimin e të drejtës së tyre. Pjesa tjetër kanë të bëjnë me gjyqësinë, në punën e organeve për dhënien e lejeve të ndërtimit, një pjesë e ankesave kanë të bëjnë me punën e pushtetit lokal, ankesa ka edhe për arsimin, shëndetësinë, me një fjalë nuk ka sektor ku nuk ka ankesa. Qytetarët është shumë e rëndësishme të theksohet se janë të inkurajuar që të paraqesin korupcionin dhe më tutje ata duhet të vijnë për të zgjidhur problemet dhe përmes rasteve individuale mund të konstatojmë gjendjen e përgjithshme të instituicioneve në të cilën ata ndodhen”, tha Taseva.E pranishme në puntori ishte edhe ambasadorja e Holandës Mariet Shurman, e cila tha se arsyeja e hapjes së qendrave në Tetovë dhe Shtip, ka qenë që qytetarët sa më afër të kenë zyrat që ata të paraqesin rastet e korupcionit dhe rastet tjera më të cilët ata ballafaqohen në jetën e përditshme.”Ajo e cila më inkurajon është fakti që qytetarët si të rajonit të Tetovës poashtu edhe të Shtipit, e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë paraqitur rastet prej të cilëve shumica edhe janë zgjidhur dhe nëse e shikoni barometrin për korupcion i cili u publikua dje, mund të shihni se korupcioni në Maqedoni është shumë i lartë mirëpo fakti tjetër është se një e treta e qytetarëve mendojnë se qytetarët mund të bëjnë ndyshime në këtë aspekt”, tha Shurman.Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, tha se do të angazhohet që komuna të jetë sa më transparente. “Qasja ime ka qenë që të risim transparencën e punës së komunës dhe gjithsesi të sigurojmë sa më tepër që buxhetin e komunës ta harxhojmë për nevojat dhe për të mirën e qytetarëve. Ne në bashkpëunim me Bankën Botërore jemi duke hartuar një project për të ritur transparencën në komunën e Tetovës, me qëllim që mjetet sa më shumë të përdoren për të mirën e qytetarëve.”, Teuta Arifi.Gjatë puntorisë në Tetovë, kryetarja e Transparency International Sllagjana Taseva, theksoi se gjatë vitit të kaluar janë pranuar 424 parashtresa nga ana e qyterarëve, prej të cilëve 145 janë procesuar dhe është formuar lëndë. Sipas saj, në agjencionin për parandalimin e korupcionit gjatë vitit të kaluar janë pranuar 200 parashtresa kurse në Transparency International janë dorëzuar më shumë se 400, e dhënë që flet se qytetarët më shumë i besojnë kësaj organizate se sa institucioneve që meren me korupcionin.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *