Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi takoi rektorin e USHT dhe Shën Kirilit dhe Metodit (VIDEO)

Teuta Arifi takoi rektorin e USHT dhe Shën Kirilit dhe Metodit (VIDEO)

2 Korrik – Në këtë takim u bisedua për nevojën e përpilimit të strategjive lokale për zhvillim të qëndrueshëm të cilat bazohen në projekte të zbatueshme të ndihmuara nga ekspert të fushave të ndryshme shkencore me qëllim të arritjes së synimeve afatgjate për zhvillim dinamik ekonomik dhe kulturor të qytetit të Tetovës.

Sot kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi në hapësirat e komunës së Tetovës takoi rektorin e Universitetit “ Shën Kirili dhe Metodi” , Velimir Stojkovski. Në këtë takim u bisedua për nevojën e përpilimit të strategjive lokale për zhvillim të qëndrueshëm të cilat bazohen në projekte të zbatueshme të ndihmuara nga ekspert të fushave të ndryshme shkencore me qëllim të arritjes së synimeve afatgjate për zhvillim dinamik ekonomik dhe kulturor të qytetit të Tetovës. Kryetarja, Teuta Arifi dhe rektori Stojkovski u pajtuan që për arritjen e këtyre qëllimeve është i domosdoshëm bashkëpunimi i ngushtë injësive të vetëqeverisjes lokale me pushtetin qendror,universitetet, rrethin e biznesit dhe sektorin joqeveritar. Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi poashtu në hapësirat e komunës së Tetovës takoi rektorin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, Vullnet Ameti. Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe universiteteve me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta me interes të përbashkët. Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës uroi zonjën Teuta Arifi për zgjedhjen e saj si kryetare e qytetit të Tetovës ndërsa kryetarja Arifi informoi për aktivitetet e mëtutjeshme që do të ndërmerren nga ana e komunës për të përmirësuar cilësinë e arsimit fillor dhe të mesëm në Tetovë si dhe kontributin që duhet ta japin së bashku komuna dhe universitetet për zhvillimin ekonomik dhe kulturor që Tetovës dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *