Home / Lajme / Maqedoni / Teuta Arifi u takua me ambasadorin turk në vend, Sokmensuer (VIDEO)

Teuta Arifi u takua me ambasadorin turk në vend, Sokmensuer (VIDEO)

Tetovë, 10 Korrik – Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit të komunës së Tetovës me komunat e Republikës së Turqisë si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta dhe marrjen e përvojës turke në menaxhimin e njësive të vetqeverisjes lokale.

Sot kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi në hapësirat e komunës së Tetovës takoi ambasadorin turk në Republikën e Maqedonisë, Halil Gyrol Sokmensuer.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit të komunës së Tetovës me komunat e Republikës së Turqisë si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta dhe marrjen e përvojës turke në menaxhimin e njësive të vetqeverisjes lokale.

Ambasadori turk uroi zonjën Teuta Arifi për zgjedhjen e saj si kryetare e qytetit të Tetovës ndërsa kryetarja Arifi informoi mbi planet e forcimit të demokracisë lokale përmes modernizimit të administratës komunale si dhe ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies gjatë punës së autoriteteve komunale dhe ndërmarrjeve publike të qytetit.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *