Home / Lajme / Rajon / Thaçi: Më 2 Korrik nisi shtetësia (VIDEO)

Thaçi: Më 2 Korrik nisi shtetësia (VIDEO)

2 Korrik -“Deklarata Kushtetuese ishte akt i guximit qytetar dhe patriotik për kohën kur Kosova realisht nuk pranonte degradimin kushtetues, ndrydhjen e lirive dhe të drejtave si dhe mënjanimin e shqiptarëve nga jeta institucionale”, ka thënë kryeministri Thaçi, në një urim për këtë ngjarje.

Shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990 është ndër ngjarjet më të rëndësishme juridike dhe politike pas shpërbërjes së sistemit njëpartiak në Kosovën e fillim viteve të nëntëdhjeta, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi.

Ai ka shtuar se delegatët e Kuvendit të Kosovës të asaj kohe ndërmorën një akt të rëndësishëm, ku shprehej vullneti i popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi politike dhe juridike nga pushtimi jugosllav dhe serb njëkohësisht.

“Deklarata Kushtetuese ishte akt i guximit qytetar dhe patriotik për kohën kur Kosova realisht nuk pranonte degradimin kushtetues, ndrydhjen e lirive dhe të drejtave si dhe mënjanimin e shqiptarëve nga jeta institucionale”, ka thënë kryeministri Thaçi, në një urim për këtë ngjarje.

Sipas Thaçit, prej kohës së shpalljes së Deklaratës Kushtetues deri në çlirimin përfundimtar, Kosova ka kaluar nëpër ngjarje të rëndësishme historike, gjithnjë duke pasur vizion lirinë dhe pavarësinë, transmeton koha.

“Vullneti i qytetarëve të Kosovës më në fund u kurorëzua me lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, dhe sot Kosova është shtet demokratik dhe sovran i njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete të botës”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *