Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Nuk hyjmë në qeverin e dështuar (VIDEO)

Thaçi: Nuk hyjmë në qeverin e dështuar (VIDEO)

10 Korrik – “Ne jemi morali i shqiptarëve, opozita është morali i kombit dhe ne nuk e bëjmë moralitetin numra. Nuk jemi të interesuar për zgjedhje të parakohshme, nuk jemi të interesuar për të qenë pjesë e Qeverisë, jemi të interesuar që të kontribuojmë në debllokimin e procesit integrues”, tha Thaçi.

Raportimet e fundit të disa mediave se Partia Demokratike Shqiptare mund të jetë pjesë e qeverisë sot I ka demantuar lideri I Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi. Numri një I PDSH-së Menduh Thaçi, këtoi komente I bëri pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni Poll Uollers.
“Ne jemi morali i shqiptarëve, opozita është morali i kombit dhe ne nuk e bëjmë moralitetin numra. Nuk jemi të interesuar për zgjedhje të parakohshme, nuk jemi të interesuar për të qenë pjesë e Qeverisë, jemi të interesuar që të kontribuojmë në debllokimin e procesit integrues”, deklaroi Thaçi.
Thaçi komentoi edhe raportet e BDI-së dhe të VMRO-DPMNE-së, dje tha se BDI tash ka “hypur në një anije që është duke u fundosur bashkë me qeverinë” theksoi Thaçi, transmeton Tv Koha.
Thaçi gjithashtu foli edhe për çështjen e emrit. Ai tha se duhet të zgjidhet dhe u takon partive maqedonase që ta zgjidhin këtë çështje.
Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *