Home / Sport / Thiago, Rummenige, Favre: Shaqiri ka të ardhme në Bajern

Thiago, Rummenige, Favre: Shaqiri ka të ardhme në Bajern

Të gjithë flasin mirë për yllin shiptaro-zviceran, përfshirë këtu edhe rivalin e tij kryesor në FC Bayern, Thiago

Megjithëse prurjet e reja ia kanë vështirësuar edhe më shumë pozitën në ekip, ylli shqiptar i Bajernit, Xherdan Shaqiri po ia del të sfidojë me sukses konkurrencën e fortë në mesin e yjeve të mëdhenj të klubit nga Munihu.

Kështu në ndeshjen për kupën jozyrtare, kundër Hamburger SV që u luajt të shtunën, FC Bayern fitoi me rezultatin 4:0. Shaqiri, të cilit, sidomos pas ardhjes në Bayern të yllit të Barcelonës Thiago Alcantra “i shkruhej” se duhej të ndërronte klubin, ka treguar pikërisht në këtë ndeshje një paraqitje të fortë. Njësoj sikurse edhe Thiago. Në finalen e kupës do të luajnë FC Bayern kudër Borussia Mönchengladbach , ku luan edhe ylli tjetër shqiptar Grant Xhaka. Mönchengladbach në ndeshjen e fundit ka eliminuar Borussia Dortmundin me rezultatin 1:0 nga penaltia.

Ndryshe për Shaqirin ka folur së fundi fjalë të mira edhe vetë rivali i tij kryesor, Thiago. Ai në mesin e pak emrave të lojtarëve të Bajernit të cilët i pëlqen ka përmendur Shaqirin: Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm” ka thënë Thiago për mediet gjermane.

Ndërsa shefi i klubit FC Bayern, ish futbollisti i madh Rummenige ka mohuar në mënyrë bindëse pëshpëritjet për gjoja mungesën e vendit për Shaqirin në ekip. “Trajneri (Pep Guardiola) është plotësisht i kënaqur me të. Ne do të fillojmë sezonin me këtë formacion”, ka thënë Rumenige, transmeton “Der Bund”.

Njësoj në superlativ ka folur për xhuxhin magjik dhe raportin e tij me trajnerin e ri të Bajernit edhe Lucien Favre, trajneri i Borussia Mönchengladbach-ut të Xhakës. “Guardiola e pëlqen Shaqirin dhe nuk shoh arsye që ai të mos ketë vend në formacionin standard”, ka thënë Favre për blick.ch.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *