Home / Lajme / Maqedoni / TI: Është zvogëluar shkalla e korrupsionit në Maqedoni

TI: Është zvogëluar shkalla e korrupsionit në Maqedoni

9 korrik-Barometri global për korrupsion për Maqedoninë tregon se 42 për qind e të anketuarve kanë dhënë ryshfet si mënyrë e vetme për ta fituar shërbimin, 37 për qind kanë theksuar se qëllimi ka qenë përshpejtimi i procedurave, ndërsa 21 për qind kanë dhënë ryshfet si dhuratë dhe meritë.

Shkalla e korrupsionit në Maqedoni për vitin 2013 është 17 për qind, dhe është për 4 për qind më e ulët në krahasim me vitin 2010, tregon hulumtimi global i prezentuar sot “Barometri i korrupsionit global 2013” i Transparensi Interneshënall.

Anketën, e zbatuar në 114.000 të anketuar në 107 shtete në periudhën nga shtatori i vitit të kaluar deri në mars të këtij vitit, e prezentoi sot Zyra e Transparensi interneshënall në Shkup.

Kundrejt 21 për qind në vitin 2010, sipas hulumtimit, 17 për qind e qytetarëve të Maqedonisë këtë vit kanë thënë se kanë dhënë ryshfet që të fitojnë vëmendjen e cilitdo ofrues të shërbimeve në 12 muajt e fundit në nëntë fusha: arsim, gjyqësi, shërbime shëndetësore, polici, regjistër, shërbime për leje, shërbime komunale, tatim të të ardhurave.

Me shkallë më të lartë të korrupsionit në rajon, me 72 për qind, është Shqipëria, pas së cilës pasojnë Bosnjë e Hercegovina me 28 për qind dhe Serbia me 26 për qind. Në Kosovë 16 për qind e qytetarëve kanë thënë se kanë dhënë ryshfet, ndërsa në Kroaci 4 për qind.

Sllagjana Taseva, përfaqësuese e TI, në konferencë për shtyp tha se është i mirë informacioni që shkalla e korrupsionit në Maqedoni është zvogëluar për 4 për qind. Megjithatë, theksoi, ajo nuk është as e vogël as e anashkalueshme.

Sipas saj, dritë jeshile në hulumtim është informacioni se 82 për qind e qytetarëve të Maqedonisë të përfshirë në anketë janë prononcuar se do ta paraqisnin korrupsionin. Prej tyre, 54 për qind do të paraqisnin në trupet shtetërore për luftë kundër korrupsionit ose përmes telefonit, 23 për qind këtë do ta bënin në mënyrë të drejtpërdrejt në institucion, 12 për qind në mediat, ndërsa 6 për qind në organizatat civile.

Barometri global për korrupsion për Maqedoninë tregon se 42 për qind e të anketuarve kanë dhënë ryshfet si mënyrë e vetme për ta fituar shërbimin, 37 për qind kanë theksuar se qëllimi ka qenë përshpejtimi i procedurave, ndërsa 21 për qind kanë dhënë ryshfet si dhuratë dhe meritë.

Indeksi i problemit me korrupsionin në sektorin publik, në shkallën prej 1 deri 5, sipas hulumtimit është 4,1.

Perceptimi i qytetarëve për korrupsion më së larti i radhit partitë politike, pas së cilave pasojnë gjyqësia, administrata publike, policia, Parlamenti, shërbimet shëndetësore, mediat, arsimi, sektori privat, trupet religjioze dhe armatën

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *