Home / Lajme / Maqedoni / Tifozët “Komitat” dhunë nëpër Shkup (VIDEO)

Tifozët “Komitat” dhunë nëpër Shkup (VIDEO)

Shkup, 24 Korrik – Rreth orës 20.00, tifozët e Vardarit kanë sulmuar edhe autobusët e tifozëve të klubit rumun që kishin mbërritur nga Bukureshti.

Tifozët “Komitat” të klubit të futbollit “Vardar” të Shkupit kanë shkaktuar dhunë dhe akte vandale nëpër rrugët e Shkupit dhe pranë stadiumit “Filipi i Dytë”, para dhe pas ndeshjes që ky klub zhvilloi me Steau të Bukureshtit, në kuadër të kualifikimeve për Ligën Evropiane.

Incidenti shpërtheu pasi ishte ndaluar hyrja e tifozëve vendas në pjesën perëndimore të tribunave. Mbi 2 mijë tifozë të rebeluar kanë nisur përleshjen fizike me policinë, duke përdorur gjësende të forta dhe duke demoluar objektet përreth.

Siç mësohet në këtë incident ka disa tifozë të lënduar, por të lënduar edhe në mesin e policisë. Rreth orës 20.00, tifozët e Vardarit kanë sulmuar edhe autobusët e tifozëve të klubit rumun që kishin mbërritur nga Bukureshti.

Policia ka nisur ti përgjigjet tifozëve me gaz lotësjellës, shufra dhe mjete tjera, pasi që ishte sulmuar me gurë, shishe dhe gjësende tjera të forta. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe autoambulancat dhe ekipe të zjarrëfikësve.

Një pjesë e lokaleve përreth janë demoluar, ndërsa ka edhe disa qytetarë të plagosur, që ishin pranë lokaleve në afërsi të stadiumit.

Tifozët “Komitat” janë të njohur edhe për dhunën e shkaktuar ndaj të rinjve shqiptarë në Shkup.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *