Home / Lajme / Maqedoni / Tito Petkovski dënohet me 650.000 denarë (VIDEO)

Tito Petkovski dënohet me 650.000 denarë (VIDEO)

Shkup, 15 Korrik – Tito Petkovski, madje, deklaroi se në qoftë se mbisundon e drejta dhe në qoftë se gjykata e respekton ligjin, atëherë nuk duhet të dënohet. Sipas tij, kontestues është edhe aspekti për prestigjin dhe nderin e prishur, duke pasur parasysh atë që pas deklaratës që e ka dhënë ai, kryeministri nuk ka pësuar dëm politik.

Gjykata Themelore Shkup 2 sot i shqiptoi dënim në të holla prej 650.000 denarë liderit të PRSD-së Tito Petkovski pas padisë nga kryeministri Nikolla Gruevski për shpifje dhe prishje të prestigjit dhe nderit.

Kryeministri Gruevski e padiste Petkovskin sepse në tetorin e vitit të kaluar për javoren “Fokus” ka deklarua se Gruevski me letër zyrtare deri te sekretari i përgjithshëm i KB-së në vitin 2008 është dakorduar që emri i ri të jetë “Republika e Maqedonisë (Shkup)”.

Gruevski pas seancës së parë gjyqësore deklaroi se nuk është e vërtetë se ka dërguar letër të tillë dhe se ka ekzistuar propozim nga ndërmjetësuesi Metju Nimic për zgjidhje të problemit me emrin i cili ka ardhur pak para samitit të NATO-s në Bukuresht të njejtin vit, dhe për të cilin, qeveria ka shfaqur vullnet që propozimi i tillë të nxirret në referendum, qytetarët të vendosit se vallë do ta pranojnë propozimin “Republika e Maqedonisë (Shkup)”.

Tito Petkovski, madje, deklaroi se në qoftë se mbisundon e drejta dhe në qoftë se gjykata e respekton ligjin, atëherë nuk duhet të dënohet. Sipas tij, kontestues është edhe aspekti për prestigjin dhe nderin e prishur, duke pasur parasysh atë që pas deklaratës që e ka dhënë ai, kryeministri nuk ka pësuar dëm politik.

Kryeministri Gruevski në padi kërkonte dëmshpërblim prej 15 mijë euro për shkaktim të dëmit të nderit dhe prestigjit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *