Home / Lajme / Maqedoni / TMRO: Paratë e vjedhura nga postat për pensionet e UÇK-së

TMRO: Paratë e vjedhura nga postat për pensionet e UÇK-së

27 korrik- Nga viti 2002 e këtej, ku posta është në duart e drejtorëve shqiptarë të PDSH-së dhe BDI-së, deri tani nuk është zbardhur asnjë rast i grabitjes. Deri tani janë grabitur mbi 30 posta, duke përfshirë edhe djegien e disa muajve më parë të një pjese të postës qendrore në Shkup”, ka reaguar TMRO, lideri i së cilës është pjesë e qeverisjes qendrore në koalicionim me VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevski

Partia minore ultranacionaliste maqedonase TMRO ka akuzuar sot se paratë e vjedhura gjatë grabitjes së djeshme nga “Posta e Maqedonisë” në lagjen Çair të Shkupit do të shkojnë për pensione të veteranëve dhe familjeve të UÇK-së.

“Grabitjet e postave, duke përfshirë edhe grabitjen e djeshme të 200 mijë eurove, nuk janë të rastit dhe se ato po ndodhin gati çdo tre muaj. Nga viti 2002 e këtej, ku posta është në duart e drejtorëve shqiptarë të PDSH-së dhe BDI-së, deri tani nuk është zbardhur asnjë rast i grabitjes. Deri tani janë grabitur mbi 30 posta, duke përfshirë edhe djegien e disa muajve më parë të një pjese të postës qendrore në Shkup”, ka reaguar TMRO, lideri i së cilës është pjesë e qeverisjes qendrore në koalicionim me VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevski. Kjo parti pyet se këto para e përfundojnë për pensionet e UÇK-së.(INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *