Home / Lajme / Maqedoni / Trajnim i 300 kandidatëve për policë në udhëkryqe

Trajnim i 300 kandidatëve për policë në udhëkryqe

11 korrik-Sipas planit, komunikacionin do ta rregullojnë në udhëkryqet te Panairi i Shkupit, Postblloku në Kisela Vodë, te Kryqi i Kuq dhe te Banka Popullore. Në pajtim me agjendën, kandidatët do ta rregullojnë komunikacion sot në periudhën prej orës 13 deri në 15:30, nesër prej orës 9 deri në orën 15 dhe të hënën prej orës 9 deri në orën 15

Ministria e Punëve të Brendshme sot do të vazhdojë me trajnimin praktik të kandidatëve për policë të cilët në verën e kaluar i kanë plotësuar kushtet e konkursit për pranim të 300 nëpunësve të rinj policorë.

Trajnimi do të zgjasë tre ditë pune, ndërsa do t’i përkasë zbatimit praktik të Ligjit për siguri në komunikacion rrugor, kumtoi MPB-ja.

Është paraparë që kandidatët në prani të mentorëve më me përvojë të marrin pjesë në rregullimin e komunikacionit në disa udhëkryqe në Shkup.

Sipas planit, komunikacionin do ta rregullojnë në udhëkryqet te Panairi i Shkupit, Postblloku në Kisela Vodë, te Kryqi i Kuq dhe te Banka Popullore. Në pajtim me agjendën, kandidatët do ta rregullojnë komunikacion sot në periudhën prej orës 13 deri në 15:30, nesër prej orës 9 deri në orën 15 dhe të hënën prej orës 9 deri në orën 15

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *