Home / Lajme / Maqedoni / U çertifikuan 12 kandidat hidraulik (VIDEO)

U çertifikuan 12 kandidat hidraulik (VIDEO)

24 Korrik – Përfundoi me sukses trajnimi për instalues të ujit të pijshëm dhe sanitar, dhe me sukes kaluen të gjitha testimet 12 persona nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit.

Këto morën nga dy certifikata, njëra për në vend dhe tjetra për të njohur nga vendet e Unionit Europian dhe u nënshkruan nga Drejtoresha e Qendres per Arsim të të riturve Lindita Qazimi dhe drejtori i programit Jean-Luc Cellié.

Trajnimi u realizua në kuadër të IPA projektit, për përkrahje dhe ritje të kapaciteteve për qendrat për arsim të të riturve, dhe zhvillim të planprogrameve për këtë qëllim dhe u realizua nga Shkolla Neting.

Planprogrami është përgatitur nga 3 Ekspertë nga Franca dhe nga ekipi nga Qendra për Arsim të Riturve dhe Shkolla Neting.

Ky është programi i parë në Republikën e Maqedonisë për Hidraulik, ndërsa Shkolla Neting do të jetë e vetmja në rajonin e Pollogut me program të Verifukuar për Arsim të të Riturve.

Stafi i përgatitur i shkollës do vazhdon të punon edhe në përgatitjen e planprogrameve tjera por në bazë të modelit europian.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *