Home / Sport / United nuk dorëzohet për Fabregasin

United nuk dorëzohet për Fabregasin

Edhe pse dy herë radhazi u refuzua nga Barcelona, skaudra e Manchester Unitedit nuk e ka ndërmend të he dorë nga transferimi i Cese Fabregasit në ‘Old Traford’.

Oferta e parë e Manchester Unitedit për Fabregasin ishte rreth 25 milion funte, derisa oferta e dytë u rritë në 30 milion funte, por Barcelona nuk pranoi asnjërën.

Sipas medieve britanike, United po bënë gati ofertën e tretë, e cila pritet ta thyej rekordin e klubit, i cili kishte shpenzuar 30.8 milion funte kur kishte transferuar Dimitar Berbatovin nga Tottenhami në vitin 2008.

“Unë kurrë nuk kam thënë se me çdo kusht do ta marrim Fabregasin. Ne kemi bërë oferta që janë refuzuar, por shpresoj që oferta e tretë të jetë e suksesshme”, ka deklaruar menaxheri i Manchester Unitedit David Moyes, raporton Dayli Express.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *