Home / Sport / Useini i kënaqur te Rabotniçki

Useini i kënaqur te Rabotniçki

“Jam i kënaqur me adaptimin dhe pranimin që më kanë bërë shokët e skuadrës. Gjithçka shkon si duhet, edhe pse jam i ri në këtë mjedis, nuk ndjehem si i tillë, pasi këtu ka harmoni në mes futbollistëve, stafit teknik dhe kryesisë. Shpresoj që gjërat të vazhdojnë me këtë tempo, të përgatitemi mirë dhe në fund së bashku t’i realizojmë qëllimet e përbashkëta”, deklaron mesfushori i ri i Rabotniçkit, Muhamed Useini.

Muhamed Useini këtë verë u largua nga Shkëndija e Tetovës dhe firmosi me Rabotniçkin e Shkupit. Tani më ish-kapiteni i Shkëndijës për herë të parë në karrierë u largua nga skuadra amë dhe ‘romantikët’ do të jenë përvoja e parë jashta Tetovës. Reprezentuesi i përkohshëm i kombëtares së Maqedonisë mori ofertë të volitshme nga Rabotniçki dhe tani më dy javë është pjesë e ekipit shkupjan. “Jam i kënaqur me adaptimin dhe pranimin që më kanë bërë shokët e skuadrës. Gjithçka shkon si duhet, edhe pse jam i ri në këtë mjedis, nuk ndjehem si i tillë, pasi këtu ka harmoni në mes futbollistëve, stafit teknik dhe kryesisë. Shpresoj që gjërat të vazhdojnë me këtë tempo, të përgatitemi mirë dhe në fund së bashku t’i realizojmë qëllimet e përbashkëta”, deklaron mesfushori i ri i Rabotniçkit, Muhamed Useini. Ai me ekipin e tij të ri, tani më pesë ditë janë duke qëndruar në qendrën turistike në Mavrovë, ku kushtet për punë janë ideale. “Këtu kemi gjetur një ambient të qetë dhe të favorshëm. Është më fllad se në Shkup dhe kjo na mundëson që të jemi më të angazhuar në seancat stërvitore. Stafi teknik tenton që të përmbushë planprogramin dhe ne futbollistët jemi të vetëdijshëm se këta përgatitje bazike dhe kondicionale janë garancë për sezon të suksesshëm”, thotë ‘Meti’, i cili ka vetëm fjalë miradie për skuadrën e Rabotniçkit. “Bëhet fjalë për ekip serioz dhe të organizuar mirë. Relisht është skuadra më e organizuar në vend, ka infrastrukturë më të mirë se secili ekip tjetër dhe jo rastësisht vlen për klubin që më me sukses ka prezantuar futbollin e Maqedonisë në Evropë. Pas dy viteve pauzë, shpresoj që të rrikthehemi të luajmë në Kupat Evropiane”, u shpreh Useini, që s’haroi të përmend klubin e tij amë, Shkëndijën. “Më vjen keq që u desh të largohem nga skuadra ku kam kaluar gjithë pjesën e deritashme të karrierës, miëpo futbolli është i këtillë. Aty kishte shumë krizë, u larguan shumë futbollistë dhe nëse s’do kishim ekip që lufton për në Evropë, unë sigurisht se nuk do kisha hapsirë për të qenë në sy të menaxherëve për të dalë jashta Maqedonisë. Këtu te ne futbolli ka rënie të madhe dhe të jemi të sinqertë secili futbollist shpreson që të dalë të luajë jashtë. Kjo ishte arsyeja që më detyroi të largohem dhe të pranoj ofertën e Rabotniçkit. Shkëndijës i dëshiroj që sa më shpejtë të rrimarë veten dhe të kthehet në kreun e futbollit të Maqedonisë”, tha në fund mesfushori tetovar, Muhamed Useini.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *