Home / Lajme / Maqedoni / Ushqim i freskët dhe shumë lëngje, parandalim për valën e nxehtë (VIDEO)

Ushqim i freskët dhe shumë lëngje, parandalim për valën e nxehtë (VIDEO)

29 Korrik – Qytetarët të konsumojnë më shumë ushqim të shëndetshëm dhe të freskët dhe ujë të sigurt për të pirë gjatë valës së nxehtë që e përfshiu Maqedoninë, rekomandon Instituti për Shëndet publik i cili shënoi 89 vjet nga ekzistimi.

“Tani për tani mbeten rekomandimet e përgjithshme për popullatën – që të konsumohet ushqim i pasur me shumë fruta dhe perime të cilat duhet të lahen mirë që të parandalohen infekskionet e zorrëve. Duhet që të pihet edhe ujë i sigurt, ndërsa nëse përdoret ujë me shishe, duhet të ruhet në vend të errët dhe të ftohtë. Rekomandojmë që të konsumohen sa më shumë lëngje, ndërsa të shmangen pjet me kofeinë që shkaktojnë etje më të madhe, deklaroi profesor dr-Mihail Koçubovski nga Instituti për shëndetin publik.

Sipas tij në rajone të caktuara për shkak të temperaturave të larta ka rritje të numrit të vizitave te mjeku, por deri tai nuk është regjistruar rast vdekjeje nga moti i ngrohtë.

Ka rritje të vizitave në ditët kur kemi fazë të verdhë, por kjo nuk ësht shumë në rritje dhe varet nga rajoni. Në rajonin e Shkupit në dy muajt e kaluar ka deri në 20 për qind rritje në krahasim me të njëjtën periudhë në vitet pararake, por në rajonet e tjera nuk kemi pasur rritje kështu që kjo varet nga ajo ku ndodhemi. Deri tani nuk ka rast të regjistruar vdekjeje nga temperaturat e larta, theksoi Koçubovski.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *