Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdoi debati mbikëqyrës për shfrytëzimin e IPA

Vazhdoi debati mbikëqyrës për shfrytëzimin e IPA

26 korrik-Gordan Gjorgjiev, deputet nga LSDM-ja para fillimit të debatit deklaroi se ata nuk do të shtrojnë pyetje sepse në debat nuk marrin pjesë pjesa më e madhe e të ftuarve, mes të cilëve edhe Teuta Arifi dhe Vasko Naumovski, ish-minitre e Eurointegrimeve.

Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot e vazhdoi debatin rreth shfrytëzimit të fondeve nga Instituti për ndihmë paraqasëse – IPA në Republikën e Maqedonisë, por pyetje nuk parashtruan deputetët e LSDM-së opozitare.

Gordan Gjorgjiev, deputet nga LSDM-ja para fillimit të debatit deklaroi se ata nuk do të shtrojnë pyetje sepse në debat nuk marrin pjesë pjesa më e madhe e të ftuarve, mes të cilëve edhe Teuta Arifi dhe Vasko Naumovski, ish-minitre e Eurointegrimeve.

Kryetari i Komisioni për çështje evropiane, Hajrulla Misini elaboroi se janë ftuar siç duhet shumë pjesëtarë të institucioneve të caktuara, por se duhet të kihet parasysh abgazhimi ynë dhe fakti se është periudhë e pushimeve vjetore. Tha se me siguri shtatori është muaji kur të gjithë të ftuarit do të duhet të marrin pjesë në debatin dhe ta tregojnë atë që konsiderojnë se duhet të bëhet për shfrytëzimin më të mirë të IPA-fondeve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *