Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon dëmtimi i automjetve me targa të Maqedonisë në Greqi (VIDEO)

Vazhdon dëmtimi i automjetve me targa të Maqedonisë në Greqi (VIDEO)

27 Korrik – Policia kufitare më datën 24 dhe 25 të këtij muaji ka regjistruar dy raste të reja të grabitjeve të targave të Maqedonisë nga automjete të cilat kanë qenë me pushime në Greqinë fqinje, në pushimoren Hanioti.

Ashtu siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme bëhet fjalë për targa nga automjetet e Kumanovës dhe Strumicës.”Praktikisht paraqitja e vjedhjes ose dëmtimi i targave të Maqedonisë në Greqi që shpeshtoi me fillimin e sezonit turistik vazhdon. Në periudhën e kaluar përfshirë edhe këto dy raste gjithsej nga ana e policisë sonë kufitare janë evidentuar 27 vjedhje të tabelave regjistruese prej të cilave shumica janë vjedhur para se gjithash në Hanioti (12) dhe Nea Pori (5). 18 automjeteve u janë grabitur edhe të dyja targat, ndërsa nëntë të tjerave vetëm njëra”, qëndron në kumtesë.Nga MPB-ja citojnë se nga numri i tërësishëm i rasteve 18 janë lajmëruar nga ana e shtetasve tanë dhe policisë greke, por deri tani MPB-ja nuk ka marë kurrfarë informata nga kolegët grekë për rastet.Krahas kësaj janë regjistruar edhe katër raste të dëmtimit të automjeteve përkatësisht të tabelës së pasme të automjetetit, me ç’rast me llak të zi është fshirë shënimi “MK” dhe në disa raste është shkruar “GR”. Pesëmbëdhjetë qytetarë të Maqedonisë të cilët kanë paraqitur vjedhje ose dëmtim janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët nga qytetet e tjera.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *