Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon mësimi në gjuhën amë për fëmijët e qytetarëve të Maqedonisë jashtë vendit

Vazhdon mësimi në gjuhën amë për fëmijët e qytetarëve të Maqedonisë jashtë vendit

30 korrik-Ministria e Arsimit e ndjek punën e mësimdhënësve nëpërmjet raporteve të cilat duhet rregullisht t’i dorëzojnë për punën e tyre të verifikuara nga përfaqësitë diplomatike konsullore të Maqedonisë. Nxënësit të cilët rregullisht e ndjekin mësimin në gjuhën amë marrin dëftesa gjithashtu të verifikuara nga përfaqësitë diplomatike-konsullore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe vitin e ardhshëm 2013-2014 do të vazhdojë të organizojë mësim në gjuhën amë për fëmijët e qytetareve të Republikës së Maqedonisë të cilët përkohësisht qëndrojnë jashtë vendit.

Siç informon ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski për momentin në këtë proces janë angazhuar gjithsej 16 mësimdhënës prej të cilëve 13 janë në listën e pagave të Ministrisë, ndërsa të tjerët në procedurën e sigurimi të dokumentacionit gjegjësisht vizës për qëndrim pas çka do të rregullohet marrëdhënia e tyre e punës.

Në pajtim me rendin, për Republikën Federale të Gjermanisë janë siguruar shtatë mësimdhënës prej të cilëve katër realizojnë mësim në gjuhën maqedonase, ndërsa tre në gjuhën shqipe.

Në Zvicër ka tre mësimdhënës të cilët realizojnë mësim në gjuhën maqedonase në Mbretërinë Suedisë prej vitit 1981 mësimin në vazhdimësi e mban një mësimdhënës në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën turke, ndërsa nga një mësimdhënës ligjëron gjuhën maqedonase në Francë dhe Slloveni, si dhe në Turqi kur për herë të parë mësimdhënës është dërguar në vitin 2012.

Ai sqaroi se ky mësimdhënës do të ndihmojë rreth përpilimit të kurikulumeve, si dhe për këmbimin e përvojave rreth teknikave dhe metodave me të cilat punohet në Maqedoni gjatë mësimit të gjuhës maqedonase.

Përndryshe, mësim në gjuhën amë realizohet në shkollat të cilat fëmijët shkojnë në mësim të rregullt, në objekte fetare, hapësirat e komunës dhe hapësirat e shoqatave të qytetarëve nga RM-ja.

Ministria e Arsimit e ndjek punën e mësimdhënësve nëpërmjet raporteve të cilat duhet rregullisht t’i dorëzojnë për punën e tyre të verifikuara nga përfaqësitë diplomatike konsullore të Maqedonisë. Nxënësit të cilët rregullisht e ndjekin mësimin në gjuhën amë marrin dëftesa gjithashtu të verifikuara nga përfaqësitë diplomatike-konsullore.

MASH në pajtim me dispozita nga Ligji për Arsim fillor ka për obligim të organizojë mësim në gjuhën amë për fëmijët e qytetarëve të RM-së të cilët përkohësisht qëndrojnë jashtë vendit. Mësimdhënësit të cilët ushtrojnë veprimtarinë edukativo arsimore nga RM-ja në vendet e tjera zgjidhen përmes konkursit publik, ndërsa programi është përpiluar nga Byroja për zhvillimin e arsimit. Mësimdhënësi i cili është zgjedhur për ligjërom të mësim në gjuhën amë lidh marrëveshje për kohë të caktuar pune prej katër vjetëve dhe ka statusin e të punësuarit për kohë të caktuar në MASH.

Qytetarë e Maqedonisë të cilët qëndrojnë përkohësisht jashtë vendit interesin për ndjekjen e mësimit në gjuhën maqedonase të fëmijëve të tyre e paraqesin në përfaqësinë diplomatike-konsullore të Maqedonisë në vendet përkatëse

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *