Home / Sport / Vilanova: Guardiola s’ka të drejtë kur flet për Barcelonën

Vilanova: Guardiola s’ka të drejtë kur flet për Barcelonën

“Guardiola nuk ka aspak të drejtë. Asnjëri nga drejtuesit nuk e ka përdorur sëmundjen time kundër tij. U takuam në Nju Jork kur shkova për herë të parë. Më pas gjatë dy muajve që qëndrova për kurim, nuk u pamë më, por nuk ishte faji im. Guardiola është miku im dhe unë kisha nevojë për të”, – ka deklaruar Vilanova.

Tito Vilanova duket se i ka hedhur më shumë benzinë në lidhje me marrëdhëniet mes tij, Guardiolës dhe klubit të Barcelonës, por duke mbajtur anën e klubit katalanas. 44-vjeçari tha se askush nuk e ka përdorur sëmundjen e tij për të dëmtuar Pep.
“Guardiola nuk ka aspak të drejtë. Asnjëri nga drejtuesit nuk e ka përdorur sëmundjen time kundër tij. U takuam në Nju Jork kur shkova për herë të parë. Më pas gjatë dy muajve që qëndrova për kurim, nuk u pamë më, por nuk ishte faji im. Guardiola është miku im dhe unë kisha nevojë për të”, – ka deklaruar Vilanova.
Sa i përket irritimit të mundshëm të Guardiloës pas pranimit të ofertës së klubit për të drejtuar skuadrën, Vilanova sqaroi:
“Kur m’u afrua detyra e trajnerit, i pari që më inkurajoi për ta pranuar ishte Pep. E njoh prej 28 vjetësh, ai është miku im. Do të doja që kjo zhurmë të transformohej në diçka pozitive për Barcelonën.”
Komeni i trajnerit katalanas për dyshen Mesi–Nejmar ishte me superlativa, teksa pohoi: “Duhet të jemi të lumtur dhe me shumë fat që kemi në skuadër, si Mesin, ashtu edhe Nejmar. Tiago Silva? Nuk kam kërkuar vetëm një emër dhe bëhet fjalë për futbollistë të tjerë.”

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *