Home / Sport / Villa prezantohet te Atletiko Madrid, do mbajë numrin 9-të

Villa prezantohet te Atletiko Madrid, do mbajë numrin 9-të

Me fanellën me numrin nëntë në duart e tij, David Villa u prezantua dje zyrtarisht te skuadra e Atletico Madrid. Sulmuesi që ka shënuar më shumë në historinë e kombëtares spanjolle u tregua i sinqertë në deklaratat e tij, kur theksoi se askush nuk mund të zëvendësojë ish numrin nëntë Radamel Falcaon dhe pse ai do të përpiqet të japë maksimumin për skuadrën e tij të re.

“Falcao ka shënuar një numër të madh golash këtu dhe nuk besoj se do të ketë sulmues tjetër që do të shënojë aq shumë, por objektivi im nuk është të thyej rekordin e Falkaos por të jap më të mirën time në shërbim të këtyre ngjyrave” tha ai.
Villa zbuloi se ka folur dhe me trajnerin Diego Simeone për pozicionin e tij në fushë ndërsa e cilësoi klubin e Atletico Madrid si nja nga skuadrat më të miria në botë.
“Kam biseduar me trajnerin për rolin tim dhe ai më ka thënë që do të luajë aty ku luante dhe më parë Falkao. Për mua që nga ky moment, Atletico Madrid është ekipi më i mirë në botë dhe do të jap maksimumin që ne të fitojmë sa më shumë trofe” ka shtuar ai.
Lidhur me faktin që për herë të parë në karrierë ai do të mbajë një tjetër numër në shpinë nga shtata e zakonshme, Villa deklaroi: “Adrian më ofroi numërin shtatë por unë nuk e pranova dhe për respekt të tij. Nuk besoj se është numri që mbajmë mbi shpinë ai që përcakton cilësinë tonë si lojtar por impenjimi maksimal për të marrë gjithmonë maksimumin nga vetja”.
Lidhur me largimin nga Barcelona, Villa theksoi se pranoi ofertën e Atleticos thjesht sepse dëshironte të luante më shumë. “Lashë Barcelonën sepse nuk luaja jo sepse këtë vit është kampionati botëror dhe i druhesha faktit se mund të mos grumbullohesha. E dashuroj këtë sport sepse dua të luaj, ndaj dhe u largova nga Kalatalanasit” shtoi ai. Në tre sezone me katalanasit, David Villa zhvilloi në total 77 ndeshje duke realizuar dhe 33 gola.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *