Home / Lajme / Maqedoni / Vjedhje në Tetovë dhe Gostivar (VIDEO)

Vjedhje në Tetovë dhe Gostivar (VIDEO)

20 Korrik – Persona të panjohur, nga shtëpia e N.A. (52) kanë vjedhur një shumë të hollash euro dhe franga zvicerane, informojnë nga policia e Tetovës.

Vjedhja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 e 30 minuta e deri më orën 22, kur pronarët e shtëpisë nuk kanë qenë në shtëpi. Vjedhësit në shtëpinë e N.A. në rrugën “JNA” kanë hyrë duke e thyer derën hyrëse. Pasi që e kanë kontrolluar gjithë shtëpinë, kanë gjetur pasuri prej 100 eu dhe 2 mijë franga zvicerane, e pastaj kanë ikur.Policia ka filluar hetimet.
Pa stoli ari që ka kushtuar rreth 100 mijë denarë, ka mbetur edhe një banorë i fshatit Sellcë të Tetovës.Mbrëmë, në shtëpinë e E.E. kanë hyrë persona të panjohur dhe nga vitrina në katin e dytë kanë marrë stolitë e arrit.Nga policia e Tetovës, bëjnë apel deri tek qytetarët, e posaçërisht në këtë periudhë, që kur të dalin nga shtëpia për kohë të gjatë, ta lënë pasurinë e tyre në ndonjë vend të sigurt.Dhjetë ditët e kaluara, në rajonin e Pollogut janë regjistruar mbi dhjetë vjedhje të rënda dhe të gjitha janë kryer në orët e vona.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *