Home / Lajme / Maqedoni / Volers: SHBA mike e madhe e Maqedonisë

Volers: SHBA mike e madhe e Maqedonisë

“Ne kemi qenë dhe do të jemi aleati juaj më i madh, parasegjithash vend mik”, deklaroi ambasadori Volers me rastin e shënimit të 237 vjetorit të shtetit amerikan. Ai theksoi se ndjehet krenar që qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë të jetojnë në një shtet demokratik dhe shumë angazhohen që ky vend të ecë përpara.

Ambasadori amerikan Pol Volers deklaroi se Maqedonia për dy dekada të pavarësisë së saj nuk ka pasur dhe nuk do të ketë mik më të madh se SHBA-të.

Ambasada amerikane sot në Shkup organizoi ceremoni për shënimin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Në këtë eveniment ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve vendore, krerë të partive politike dhe sektorit civil si dhe personalitete të ndryshme publike.

Ambasadori amerikan Pol Volers deklaroi se Maqedonia për dy dekada të pavarësisë së saj nuk ka pasur dhe nuk do të ketë mik më të madh se SHBA-të.

“Ne kemi qenë dhe do të jemi aleati juaj më i madh, parasegjithash vend mik”, deklaroi ambasadori Volers me rastin e shënimit të 237 vjetorit të shtetit amerikan. Ai theksoi se ndjehet krenar që qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë të jetojnë në një shtet demokratik dhe shumë angazhohen që ky vend të ecë përpara.

“Gjatë viteve që jam me detyrë në vendin e juaj të mrekullueshëm, kam pasur rastin të shëtis tërë rajonet. Ju keni natyrë të mrekullueshme, keni fakultete përparimtare si Universitetin e Shtulit dhe ‘Shën Kirili dhe Metodi’, keni inxhinierë përparimtar, por edhe bujq. Duhet të jenë krenar me ate që keni”, theksoi ambasadori amerikan.

Sipas tij, SHBA-të e mbështesin Maqedoninë nga viti 1991 kur u pavarësua.

“Ne ju ndihmuam që të kaloni embargon e vitit 1993, ishim me ju në 1995, por edhe në vitin 2001, kur i`u dha fund krizës. Ne ju kemi njohur me emrin kushtetues në vitin 2004, ndërsa një vit më pas, presidenti Xhorxh Bush bëri shumë në Samitin e NATO-s në Bukuresht. Mbajeni mend, nuk keni vend mik më të madh se SHBA-të”, deklaroi ambasadori Volers

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *