Home / Lajme / Maqedoni / Vonohet fillimi I projektit gjigand të Kulturës në Tetovë (VIDEO)

Vonohet fillimi I projektit gjigand të Kulturës në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 31 Korrik – Gati se një vit pas paralajmërimeve se do të vendoset gurrëthemeli për ndërtimin e Bibliotekës dhe teatrit në Tetovës, ende një gjë e tillë nuk ndodh.

Paralajmërimet ishin se në nëntor të vitit të kaluar do të hidhej gurrëthemeli, por për shkak të vonesave gjatë projektit kryesor ky projekt kapital për qytetin e Tetovës ende nuk fillon të realizohet. Me këtë projekt udhëheq qendra për kulturë në Tetovë, prej nga theksojnë se gjatë gjithë kohë në punimin e projektit kryesor nuk ka pasur ndalesa apo stagnim por janë ndryshimet e paparashikuara në projektin bazë ata që e vonojnë fillimin e punëve edhe në terren. Haki Fazliu, drejtor i qendrës për kulturë në Tetovës, është optimist gjatë dy tre muajve të ardhshëm do të fillohet me punë, pas marrjes së përgjigjes pozitive përfundimtare nga revizorët e projektit. Fazliu, shprehet bëhet fjalë për një objekt i cili do të kushtojë afër 26 milion euro dhe projekti duhet të jetë i përpiktë.“Disa faza të projektit themelor kanë kaluar edhe në revizion. Tashmë jemi në fazën finale të këtij projekti dhe pasi të kalojë në revizion atëherë do të hapet tenderi ndërkombëtarë. Ne kemi zgjedhur variantin që projekti nëpër faza të kalojë në revizion dhe jo i tërë projekti pasi të jetë gati të dorëzohet tek revizorët. Pasi që nëse i njejti kthehet duhet sërish nga fillimi të punohet dhe kjo natyrisht do të merte më shumë kohë. Pra vonesat që shkaktohen janë shumë të arsyeshme dhe e tërë kjo bëhet që projekti të del sa më i kompletuar ngase bëhet fjalë për objekt kapital. Ne kemi mundur që të fillojmë me gurrthemelin por pengesat do të shfaqeshin gjatë ndërtimit prandaj janë eliminuar shumë pengesa që në të ardhmen mund të ishin problem gjatë ndërtimit të objektit”, thotë drejtori i qendrës për Kulturë në Tetovë Haki Fazliu. Sipas tij, vonesat janë shkaktuar fillimisht është dashur që meret leja për objekte të kategorisë A nga Instituti seizmologjik, më pas leja për dislokimin e trafostacionit 110 kilovatësh, kurse së fundmi, është dashur që sipas ndryshimeve të ligjit për ndërtim të objekteve kapitale të njejtat të jenë larg objekteve tjera 10 metra, ndërsa në project ka qenë 6 metra larg sipas ligjeve të mëhershme dhe kjo ka shkaktuar ndryshime të projektit me çka edhe automatikisht është vonuar. “Presim që brenda këtij viti të përfundojmë me projektin kryesor dhe të hedhin gurrëthemelin kurse në pranverë të fillohet me ndërtimin. Pasi të merret përgjigje nga revizorët e projektit, pastaj do të marrim edhe lejen përfundimtare nga pushteti lokal në Tetovë”, shprehet Fazliu. Ndryshe, disa ditë më parë nëpër rrjetet sociale u paralajmërua se do të inicohen protesta për mosfillimin e punëve për ndërtimin e Bibliotekës dhe Teatrit në Tetovës. Fazliu është shprehur se është e drejtë e qytetarëve që të protestojnë. “Kam dëgjuar për protesta eventuale, akuza kemi pasur edhe në këshillin komunal gjatë zgjedhjes së kryesuesit të këshillit të komunës, dhe është mirë që në opinion flitet për këtë projekt por unë I siguroj qytetarët se asnjëherë punët për këtë nuk janë ndalur dhe shpresoj se e I njejti do të dnërtohet dhe do të jetë në shërbim të kulturës jo vetm për qytetin e Tetovës por edhe më gjërë”, sqaron drejtori Fazliu. Ndërkaq, nga firma Arhing e cila e punon projektin kryesor theksojnë se kanë dalur punë shtesë gjatë projektit që kanë shkaktuar vonesa. “Momentalisht projekti kryesor për bibliotekën dhe teatrin është në fazën përfundimtare. Pritet përgjigjeja positive nga Instituti Shtetëror i Ndërtimtarisë të cilët e revidojnë projektin, dhe më pas të merret leja për fillimin me punë. Është e vërteta se ka pasur vonesa por të njejtat janë shkaktuar gjatë hartimit të projektit siç ka qenë rishikimi i projektit urbanistik, matja seizmike e objektit meqë është i kategorisë A, dislokimi i trafostacionit, është dashur të merret pëlqim nga EVN dhe këto kanë marrë kohë. Nuk është e thjeshtë apo një projekt i zakonshëm por bëhet fjalë për objekt shumë kompleks në të cilin janë të inkuadruar mbi 30 inxhinjerë të lëmive të ndryshme. Po ti referohemi projekteve të ngjashme si ky, për shembull projekti i filmharmonisë apo teatrit kombëtar në Shkup, faza e projektimit ka zgjatur 2 deri 4 vite. Nuk janë të sakta zërat që dëgjohen se ka pengesa burokratike apo nuk ka vullnet për ndërtim të të njejtit por e përsëris se kanë dalur cështje teknike të cilët nuk kanë qenë të parashikuara dhe prandaj kemi shmangie nga afati kohor. Shpresojmë se shumë shpejt faza e revidimit do të përfundoj, sepse për pjesën më të madhe të këtij projekti tashmë kanë dhënë mendim pozitiv”, tha Besian Mehmeti, njëri nga autorët e projektit kryesor për ndërtimin e Biblioetkës dhe teatrit të Tetovës. Në këtë projekt poashtë janë të angazhuar edhe Betim Zeqiri dhe Beqir Ademi. Përndryshe, projekti për ndërtimin e Bibliotekës dhe Teatrit të Tetovës, sipas Haki Fazliut, është një nga më të mirët në Mqedoni, ndërsa i njejti projekti në Bienalen e Vendedikut në Itali, ka marrë çmimin e parë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *