Home / Lajme / Maqedoni / Vrasësit e emigrantëve të huaj

Vrasësit e emigrantëve të huaj

21 Korrik – Ministria e Brendshme në Maqedoni sot dha detaje mbi vrasjen e emigrantit të huaj nga Banglladeshi dhe dy të plagosurëve të tjerë në Tabanoc.

Policia tha sot se autorët e vrasjes janë tre të rinjtë e këtij fshati me inicialet J.V – 28 vjeç, D.P – 24 vjeç dhe S.L – 28 nga fshati Tabanoc i Kumanovës, që shtrihet vetëm një kilometër në afërsi të pikës kufitare që lidh Maqedoninë me Serbinë.

Dy autorët e vrasjes janë arrestuar, ndërsa njëri prej tyre gjendjet në arrati. Ndaj tyre mënjehërë shqiptuar masa e paraburgimit me akuzën për vrasje me paramendim.

Autorët e vrasjes natën e 15 korrikut ishin marrë vesh për të grabitur emigrantë të huaj, të cilët herë pas here kalonin përreth fshatit të tyre, për të tentuar për të kaluar kufirin drejt Serbisë. Tre kriminelët pasi që kanë hetuar një grup emigrantësh kanë urdhëruar që të ndalonin, duke i sinjalizuar edhe me një të shtënë në ajër me pushkë gjuetie.

Mirëpo, sipas një versioni të dëshmisë, në ate moment, njëri nga emigrantët kanë gjuajtur me gurë në drejtim të tre rrëmbyesve, njëri prej të cilëve është goditur në kokë. Të irituar nga kjo situatë, grabitësi me pushkën e gjuetisë ka shtënë në turmën e emigrantëve, duke vrarë njërin prej tyre dhe duke plagosur dy emigrantë të tjerë, njëri nga Bangladeshi dhe tjetri nga Pakistani.

Ata menjëherë pas kësaj ngjarje kanë ikur në shtëpitë e tyre, mirëpo duke u dakorduar për të mos treguar për ngjarjen dhe menjëherë kishin pastruar edhe pushkën e gjuetisë. Pas bastisjes së shtëpive të tyre janë gjetur dy pushkë gjuetie dhe se policia pas dyshimeve të para, kishte vënë në shënjestër tre të rinjtë e Tabanocit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *