Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Nuk përjashtohet vizita kompleksin e varrezave në Sllupçan (VIDEO)

Xhaferi: Nuk përjashtohet vizita kompleksin e varrezave në Sllupçan (VIDEO)

30 korrik-Vitin e kaluar, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Fatmir Besimi vendosi lule në kompleksin e varrezave të UÇK-së në Sllupçan. Ngjarja shkaktoi një seri reagimesh, midis të cilave edhe nga Qeveria, prej ku theksuan se vendimet për shënimin e ndonjë ngjarje me prani të delegacionit zyrtar qeveritar dhe përbërjes së tij e çon Qeverinë me konkluzion.

Këto janë aktivitet ditore, ndërsa unë si ministër jam përfaqësues i të gjithë qytetarëve dhe nuk është përjashtuar edhe kjo mundësi dhe nuk shoh arsye pse jo, u përgjigj ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi në pyetjen e gazetarëve nëse këtë vit më 13 gusht do ta vizitojë kompleksin e varrezave të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan dhe në cilin format.

Në kërkesë të gazetarëve që të sqarojë nëse vizita eventuale do të jetë zyrtare e ministrit ose do të jetë në ndonjë format tjetër Xhaferi është përgjigjur: “Nëse ka ministër zyrtar dhe jozyrtar atëherë mund ta trajtoni ashtu siç dëshironi”.

Vitin e kaluar, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Fatmir Besimi vendosi lule në kompleksin e varrezave të UÇK-së në Sllupçan. Ngjarja shkaktoi një seri reagimesh, midis të cilave edhe nga Qeveria, prej ku theksuan se vendimet për shënimin e ndonjë ngjarje me prani të delegacionit zyrtar qeveritar dhe përbërjes së tij e çon Qeverinë me konkluzion.

Nga ngjarja, në vitin e kaluar u distancuan edhe SHM-ja e ARM-së dhe VMRO-DPMNE-ja qeveritare.

Vendosja e kurorës nga ana e ministrit të Mbrojtjes dhe pjesëtarëve të ARM-së në monumentin e pjesëtarëve të UÇK-së, siç atëherë sqaroi besimi, paraqet kontribut ndaj procesit të pajtimit i cili është i nevojshëm për Republikën e Maqedonisë dhe për qytetarët e saj.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *