Home / Lajme / Rajon / Ylber Dogjani emërohet drejtori i ri i Inteligjencës së Mbrojtjes së Shqipërisë

Ylber Dogjani emërohet drejtori i ri i Inteligjencës së Mbrojtjes së Shqipërisë

Tiranë, 7 korrik 2013 -Zgjedhja e drejtorit të SHIU-t sipas ligjit të vjetër bëhej me propozim të kryeministrit dhe miratohej nga ministri i Mbrojtjes, por me ndryshimet e reja të ligjit institucioni mori emër tjetër dhe drejtori i Përgjithshëm emërohet me dekretin e Presidentit.

Gjenerali Ylber Dogjani është emëruar dje drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, ose i njohur ndryshe Shërbimi Informativ i Ushtrisë.

Pas shkarkimit nga kryeministri Sali Berisha të kolonel Ilirian Balliut nga kjo detyrë, presidenti Bujar Nishani ka firmosur propozimin e ri të Kryeministrit në detyrë, duke emëruar drejtorin e ri të Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë, Ylber Dogjani, i cili më datë 24 qershor ka marrë gradën madhore “Gjeneral Brigade”, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.

“Panorama” publikoi një ditë më parë shkarkimin e kolonelit Ilirian Balliu, ndërkohë që dje institucioni i Presidencës ka publikuar në faqen e saj zyrtare emërimi e drejtorit të ri të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.

Në dekretin numër 8246 të kreut të shtetit thuhet: “Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 3 të nenit 9 të ligjit nr. 117/2012 ‘Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes’, dhe me propozim të Kryeministrit, dekretoj: Gjeneral brigade Ylber Selman Dogjani emërohet në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin e Nishanit, që mban datën 4 korrik, por që është publikuar pas dy ditësh në faqen zyrtare.

Zgjedhja e drejtorit të SHIU-t sipas ligjit të vjetër bëhej me propozim të kryeministrit dhe miratohej nga ministri i Mbrojtjes, por me ndryshimet e reja të ligjit institucioni mori emër tjetër dhe drejtori i Përgjithshëm emërohet me dekretin e Presidentit.

Me këtë lëvizje “blic”, kreu i qeverisë në detyrë, Sali Berisha, i heq mundësinë Partisë Socialiste që të bëjë ndryshme në strukturën e Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë, pasi emërimi i ri do të kërkonte kundërfirmën dhe dekretin e Presidentit Nishani.

Ilirian Balliu u shkarkua nga kjo detyrë pasi nuk zotëronte gradën madhore të gjeneralit dhe për këtë arsye ishte i papërshtatshëm për mbajtjen e këtij pozicioni. AIM është sulmuar gjatë vitit 2012 nga ana e Partisë Socialiste, se ky shërbim inteligjent është përfshirë në përgjimin e deputetëve dhe diplomatëve dhe për këtë arsye kërkuan ngritjen e një komisioni hetimor, por që nuk u aprovua nga Parlamenti.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *